Politike

1 Qershor 2021, 18:42 Nga DOSJA

TIRANË– Deputeti Spartak Braho e ka konsideruar një mashtrim deklaratën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili një ditë më parë deklaroi se ish-ambasadorja e Bashkimit Europain, Romana Vlahutin, i kishte kërkuar të arrestonte ish-kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në “Frontline”, Braho tha se kjo është një shpifje e Llallës, pasi sipas tij, ky i fundit ndodhet në pozitë të vështirë tashmë dhe ka nisur të gënjejë. 

Pjesë nga Intervista:

Ç’mund të na thoni në lidhje me deklaratën e Adriatik Llallës se Vlahutin i ka kërkuar që të arrestojë Berishën?
Domethënë pyetja jote ka dy anë. Pjesa e parë është deklarata e tij që i ka thënë Vlahutin; ‘arresto Sali Berishën’, nuk është e vërtetë.

E ka kërkuar dhe Lu?
nuk është e vërtetë që Vlahutin; ‘arresto Berishën’. Ai shpif pa pikë turpi se është në situatë të vështirë por nuk del dot kështu nga halli. S’mund të vijë përfaqësuesja e BE tek një prokuror i dyshimtë dhe t’i thoshte; arresto shefin e opozitës. Po kush ishin akuzat? Thotë gjë?! Gënjen! Kjo është aleanca e sapo ngjizur e Berishës, e këtyre të …

E atashoni dhe me Ilir Metën?
Patjetër! Këta janë…jo të çantës së zezë, por të listës së zezë. Nuk bëjnë aleanca këta.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, zbuloi mbrëmjen e djeshme se i është kërkuar nga ish-ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin që të arrestonte ish-kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në “Çim Peka Live” Llalla tha se i është kërkuar arrestimi i Berishës për të integruar Shqipërinë në BE.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriatik llalla arrestimi i sali berishes romana vlahutin spartak braho adriatik llalla arrestimi i sali berishes romana vlahutin spartak braho

Sondazh

Poll

Politike 1 Qershor 2021, 18:15

TIRANË– Spartak Braho e ka quajtur nivel të ulët ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili një natë më parë tha se ka informacione të bollshme për politik...

Politike 1 Qershor 2021, 12:49

LEZHË– Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në një vizitë në qytetin e Lezhës,ku edhe ka prezantuar operacionin “Bregdeti ynë”. Gjatë takimit me min...