Politike

Ndërtimet pa leje, Rama bën paralajmërimin ‘i prerë’ : Prishini vetë para së hënës, nga java e ardhshme bregdeti do

1 Qershor 2021, 12:24 Nga DOSJA
Ndërtimet pa leje, Rama bën paralajmërimin ‘i

SHËNGJIN– Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se duke nisur nga java e ardhshme do të nisë aksioni “Bregdeti Ynë”, i cli synon prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje në zonën e bregdetit.

Rama palajmëroi të gjithë pronarët e objekteve pa leje që ti prishin ato brenda kësaj jave, në të lundërt do të përballen me pasojat e shkeljes së ligjit, dhe nëse nuk pastrojnë inertet, do të paguajnë edhe koston e pastrimit.


I shoqëruar ngaministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe kreu i Kadastrës, Artan Lame, Rama iu bëri thirrje të gjithë pronarëve të marrin masa brenda kësaj jave, në të kundërt, kryeministri iu kërkoi atyre të lexojnë Kodin Penal. Çuçi dhe Lame thanë se të dyja institucionet do të bashkëpunojnë për pastrimin e bregdetit shqiptar.

Të gjithë ata që kanë zaptuar bregdetin duhet të lexojnë kodin penal, dhe të fillojnë t’i prishin vetë ato, pasi nga e hëna do të fillojë aksioni. Të gjithë do të ndalohen dhe penalizohen. Kjo është pasuria më e madhe që zoti i ka dhënë këtij vendi, ka ndodhur çfarë ka ndodhur, tashmë nuk do të lejojmë më zaptimin e hapësirave. Përfitoni nga këto ditë dhe hiqni ato që keni bërë, pasi jo vetëm do të shemben, por do të mbani edhe pasojat për ndërtimet pa leje. Kush nuk nuk e pastron vetë, do të paguajë edhe koston e pastrimit”, tha Rama.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike artan lame bledi çuçi edi rama ndertimet pa leje operacioni bregdeti yne artan lame bledi çuçi edi rama ndertimet pa leje operacioni bregdeti yne

Sondazh

Poll