Aktualitet

I zhdukur prej pesë ditësh! Ish-shefi i Ulqinit humbi GJURMËT pasi u nis për në Shkodër, fjalët e Rudolf Elezoviç: Kam n

1 Qershor 2021, 16:42 Nga DOSJA
I zhdukur prej pesë ditësh! Ish-shefi i Ulqinit humbi GJURMËT

TIRANË– Rudolf Elezoviç, ish-shefi i policisë së Ulqinit që rezulton i zhduku prej pesë ditësh, ka humbur gjurmët pasi është nisur nga Mali i Zi për në Shkodër.

Mediat lokale shkruajnë se për herë të fundit ai është nisur drejt Shkodrës, por përpara rrugëtimit të tij ka njoftuar familjen se kishte një punë, por që s’do të vonohej.

“Po shkoj deri në Shkodër se kam një punë. Nuk vonohem se kur të vij do i bie shkurt,”– ka thënë ai. Sinjali i fundit nga telefoni i Elezoviç u dha në zonën e kufirit ujor të Pentarit dhe Reçit.

Që prej 27 majit, ish-zyrtari i lartë i policisë nuk është parë më. Hetimet kanë nisur nga prokuroria, por kjo ngjarje është e mbushur plot mister.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rudolf elezovic zhduket ish-shefi i ulqinit rudolf elezovic zhduket ish-shefi i ulqinit

Sondazh

Poll