Aktualitet

I akuzuar për pastrim parash dhe falsifikim/ GJKKO nxjerr nga qelia me kërkesë të SPAK, Adil Alikon

1 Qershor 2021, 10:01 Nga DOSJA
I akuzuar për pastrim parash dhe falsifikim/ GJKKO nxjerr nga qelia me

TIRANË– GJKKO ka nxjerrur nga qelia me kërkesë të SPAK, Adil Alikon. GJKKO ka vendosur detyrim paraqitje për Adil Alikon të arrestuar për pastrim parash e falsifikim.

Aliko është babai i Alban dhe Arbion Alikos, i njohur në Gjirokastër si një biznesmen me lidhje të ngushta politike me të dy kampet, PS e PD. Ai ishte arrestuar fillimisht nën akuzën e korrupsionit, dhe ndikimit të paligjshëm, mirëpo u la i lirë.

Aliko në bashkëpunim me Gazmend Ajdinajn, e Sait Fishtën, dha 750 mijë euro cash dhe prona për të liruar nga burgu dy djemtë e tij, të dënuar me vrasjen e Ibrahim Bashës. Aliko, është ndaluar dhe më parë nga policia pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adil aliko lirohet adil aliko adil aliko lirohet adil aliko

Sondazh

Poll