Aktualitet

CRCA/ECPAT Shqipëri: “Zëri ynë sot është Zëri i Fëmijëve!”

1 Qershor 2021, 09:45 Nga DOSJA
CRCA/ECPAT Shqipëri: “Zëri ynë sot është

TIRANË – CRCA/ECPAT Shqipëri, zgjodhi sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, të jetë sërish si çdo vit, zëri i fëmijëve nga e gjithë Shqipëria. Përballë dhunës, bulizmit, skllavërisë dhe shfrytëzimit për punë, trafikimit politikave dhe ligjeve të cunguara, CRCA/ECPAT Shqipëri, prezantoi nga Sheshi Skëndërbej “Manisfestin për të Drejtat e Fëmijëve”, një dokument me 10 kërkesa kryesore drejtuar Qeverisë së ardhshme, Kuvendit dhe të gjitha partive politike në vend.

Nën organizimin e një Dite të Hapur për të Drejtat e Fëmijëve, nga Sheshin Skënderbej në kryeqytet, organizata më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, kërkoi:

Drejtori i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, theksoi se – “Ne sot i themi BOLL MA varfërisë së tejzgjatur dhe të pajustifikuar te fëmijët! Është e papranueshme për një vend që ka harxhuar e harxhon miliarda euro për të ndërtuar rrugë, që të lerë fëmijët të vdesin për bukën e gojës! Ne nxisim Qeverinë e ardhshme, Kuvendin e ri, të gjithë partitë politike parlamentare dhe shoqërisë, që katër vitet e ardhshme të jenë fundi i vuajtjes së fëmijëve në Shqipëri!”

Në kuadër të 1 Qershorit, CRCA/ECPAT Shqipëri, në bashkëpunim me Shtëpinë e të Drejtave të Njeriut (HRH), Linjën Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë ALO 116-111, BARNAHUS Shqipëri, Koalicionin për Arsimin në Shqipëri (ACE), Rrjetin Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) dhe Qendrën Kombëtare Burimore për të Rinjtë në Shqipëri (YRCA), ftuan fëmijët, të rinjtë e të rejat, prindërit dhe qytetarët e Tiranës, për të shkruar mesazhet e tyre, kërkesat, shqetësimet, realitetin dhe zgjidhjet e probelmatikave në një përlurë të madhe të vendosur në sheshin kryesor të kryeqytetit.

Qytetarët patën mundësinë gjithashtu që të ndalen në stendën e informimit të ngritur në Sheshin Skënderbej nga CRCA/ECPAT Shqipëri, për të marrë informacione dhe këshilla të vlefshme mbi të drejtat e fëmijëve, mbrojtjen nga dhuna seksuale, sigurinë në internet, mekanizmat e raportimit, ku mund të gjenden shërbimet miqësore për fëmijët dhe adoleshentët, mënyrat e mbrojtjes nga ngacmimi dhe abuzimi seksual, shfrytëzimi në punë, të miturit në konflikt me ligjin, si dhe mbi shërbimet ligjore dhe ato sociale që CRCA/ECPAT Shqipëri dhe organizatat tona partnere ofrojnë për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve në mbarë vendin.

Fëmijët në situatë dhune

61% e viktimave të krimeve seksuale në Shqipëri janë fëmijë;

Mbi 83% e viktimave të krimeve seksuale në Shqipëri janë vajza nën moshën 18 vjeç. 

12% e fëmijëve në Shqipëri janë viktima të ngacmimeve dhe abuzimit seksual (Studimi Ballkanik për Dhunën Ndaj Fëmijëve-BECAN);

Mbi 60% e fëmijëve raportojnë internet të pasigurt (Qendra për Internet të Sigurt në Shqipëri dhe Platforma www.ISIGURT.al );

44% e fëmijëve kanë qasje në pornografi me të rritur çdo ditë në internet;

77% e fëmijëve në Shqipëri kanë përjetuar të paktën një formë të dhunës në familje.

41% e fëmijëve të moshës 0-17 vjeç, kanë qënë të ekspozuar ndaj dhunës në familje gjatë 12 muajve të fundit (bazuar në Vrojtimi Kombëtar INSTAT Dhuna në Shqipëri ndaj Grave dhe Vajzave 2018);

COVID-19, 100-fishoi faqet pornografike me fëmijët ;

47 për qind e tyre janë kontaktuar nga një person i panjohur gjatë kohës që janë në internet (Raporti mbi sigurinë e fëmijëve online në Shqipëri);

Kërcënimet, përndjekja dhe shantazhet online ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, rriten në gjashtëfish krahasur me vitet më parë;

41% e fëmijëve, janë viktima të një forme të dhunës në shkolla (Raportin e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës 2018).

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 1 qershor 2021 crca/ecpat shqipëri 1 qershor 2021 crca/ecpat shqipëri

Sondazh

Poll