Bota

U kritikua se nuk mban konferenca, Albin Kurtin ‘thyen heshtjen’, takohet me përfaqësuesit e mediave lokale: Do të angazh

31 Maj 2021, 14:13 Nga DOSJA
U kritikua se nuk mban konferenca, Albin Kurtin ‘thyen heshtjen’,

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka patur një takim ditën e sotme me disa përfaqësues të mediave lokale duke thyer kështu kritikat që ka marrë vazhdimisht rreth ‘mos-prononcimit’ të tij për mediat.

Mediat kosovare raportojnë se Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për takimin në njoftimin që kanë dërguar për media. Aty u diskutua për rolin dhe rëndësinë e mediave lokale në forcimin e demokracisë, transparencën dhe sfidat.

Kyeministri Kurti ka thënë se ka qenë pikërisht zgjedhja e popullit që e ka sjellë në pushtet dhe kjo nënkupton se ligji është zbatuar në mënyrë shumë të përpiktë në të gjitha institucionet dhe gjithashtu siguroi për mediat që do të angazhohet vazhdimisht.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit e disa televizioneve lokale/rajonale, në krye me z. Nexhmedin Spahiu. Në takim u diskutua për rolin dhe rëndësinë e mediave lokale në forcimin e demokracisë, mbikëqyrjen e transparencës e llogaridhënies së qeverive lokale, dhe për pengesat e sfidat me të cilat përballen televizionet lokale e rajonale. Z. Spahiu e njoftoi kryeministrin Kurti me problemet që i kanë shkaku i moszbatimit të ligjit nga operatorët e shpërndarjes së shërbimeve mediale audiovizuale, në veçanti me renditjen, siç tha ai, të paligjshme të kanaleve televizive nëpër platforma. Z. Spahiu tërhoqi vërejtjen për rrezikun dhe dëmin që sjellë krijimi i monopoleve për transmetuesit televizivë lokalë e rajonalë. Siç tha ai, Ligji për mediat u jep përparësi transmetuesve audiovizualë vendorë, prandaj ata nuk kërkojnë favore, por vetëm zbatim të ligjit. Kryeministri Kurti theksoi se ndryshimi që ka ndodhur më 14 shkurt dhe mandati i fuqishëm që na e dha populli, nënkuptojnë zbatim të përpiktë të ligjit në të gjitha fushat dhe në të gjitha institucionet. Ai i siguroi pronarët medial se do të angazhohet vazhdimisht që mediave vendore t’u krijohen kushte të favorshme dhe të barabarta të punës e veprimit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti nexhmedin spahiu albin kurti nexhmedin spahiu

Sondazh

Poll