Bota

BBC transmetoi përplasjen e Sedat Peker me ministrin Turk, Soylu përpiqet të censurojë median: Ky kanal po dezinformon Turqi

31 Maj 2021, 14:09 Nga DOSJA
BBC transmetoi përplasjen e Sedat Peker me ministrin Turk, Soylu

TURQI– Ministri i Brenshëm turk, Suleyman Soylu ka thirrë në një takim homologun e tij britanik për tu ankuar për një transmetim të kanalit të BBC në Turqi, për akuzat ndaj tij lidhur me bosin e mafias, Sedat Peker. 

Biznesmeni turk, Sedat Peker i cili akuzohet si kreu i një grupi kriminal në Turqi është ‘përplasur’ me Ministrin e Brendshëm turk Suleyman Soylu pak ditë më parë, gjë e cila është trajtuar në BBC.  BBC-ja turke botoi një raport lidhur me pretendimet e Peker dhe reagimet brenda Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), ku analizonte lidhjen dhe përplasjen me ministrin Soylu, shkruajnë mediat vendase

Pretendimi i Soylu nuk është i vërtetë. Dihet që incidentet që fyejnë familjen, të tilla si vënia e një arme në fëmijën e Pekerit ndodhën gjatë asaj bastisjeje”, citonte BBC.

Soylu, i cili u zemërua nga raporti turk i BBC-së, akuzoi median se ishte një kanal i “dezinformimit”.

BBC Turkish është një kanal dezinformimi, si dezinformim ekonomik dhe politik. Për këtë, unë thirra mikun tim, ministrin e brendshëm britanik, dhe thashë se ka një gabim atje. Unë thashë që ky kanal po përhap dezinformim në Turqi dhe është e gabuar, ”tha Soylu, pa shpjeguar se çfarë lloj reagimi mori nga homologu i tij britanik, Priti Patel.

Pas kësaj deklarate, ministri u kritikua për përpjekjen për të heshtur një media të fuqishme në një vend që tashmë ka një rekord të dobët të lirisë së shtypit.

Përplasja mes tyre erdhi pas video-mesazheve ku Peker e vuri në shënjestër. Ai thotë se vetë ministri e kishte paralajmëruar kur janë nisur hetimet kundër tij. Kjo ishte arsyeja e vetme që ai ka mundur të ikë nga Turqia në vitin 2020 dhe të strehohet në Dubai, thotë Peker në një video. Pas këtyre akuzave, pozita e Suleyman Soylu po dobësohet, ndërsa opozita po kërkon me forcë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sedat peker suleyman soylu sedat peker suleyman soylu

Sondazh

Poll