Bota

Presidenti i Turkmenistanit jep urdhër të çuditshëm pas vdekjes së të atit: Duhet të prisni flokët dhe të mbani takijen

31 Maj 2021, 13:34 Nga DOSJA
Presidenti i Turkmenistanit jep urdhër të çuditshëm pas

TURKMENISTAN-Presidenti i Turkmenistanit Gurbangulu Berdimuhammedov, ka dhënë një urdhër të çuditshëm për të gjithë punonjësit pas vdekjes së babait të tij 88 vjeç.

Sipas mediave vendase ai ka kërkuar ka urdhëruar që të gjithë punonjësit e administratës publike dhe asaj private të presin flokët dhe të mbajnë takijen klasike turkmene për 40 ditë në shenjë respeti për vdekjen e të atit, gjithashtu edhe gratë urdhërohet të mbajnë një shall të zi të gjatë për të njëjtën peridhë prej 40 ditësh.

Gurbangulu Berdimuhammedov drejton prej vitit 2006 vendin pas vdekjes së paraardhësit të tij Saparmurat Türkmenbaşı Niyazov. Profesioni i tij kryesor është stomatologjia. Berdimuhammedov njihet për urdhrat e tij të çuditshëm. Me hërët ai kishte urdhëruar përdorimin e makinave të bardha në vend dhe asnjë ngjyrë tjetër, ndërsa pas vdekjes së babait, emrin e tij ia vendosi një fshati shumë pranë kryeqytetit Ashkabat.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota turkmenistani turkmenistanit gurbangulu berdimuhammedov turkmenistani turkmenistanit gurbangulu berdimuhammedov

Sondazh

Poll