Sport

“Mourinho është një trajner fitues”, Xhaka i kthen komplimentet portugezit: Krenar që po më kërkon Roma

30 Maj 2021, 14:58 Nga DOSJA
“Mourinho është një trajner fitues”, Xhaka i kthen

ROMË-Granit Xhaka konfirmoi interesin e Romës për të dhe sigurisht që i ka pëlqyer. Mesfushori i Arsenalit është objektivi kryesor i drejtorit sportiv të Romës, Tiago Pinto për të përforcuar skuadrën që do të drejtohet nga Jose Mourinho, dhe është pikërisht portugezi që e sheh mesfushorin si një element të rëndësishëm.Kontaktet midis palëve tashmë kanë filluar dhe është vetë Xhaka që ka reaguar.

“Kam lexuar në lidhje me interesimin e Romës, kjo më bën krenar. Të gjithë e njohin Mourinhon dhe e dinë se çfarë ka arritur të bëjë në karrierën e tij. Ai është dikush që di të fitojë tituj, mjafton të shikosh punën që ai ka bërë në vitet e fundit.

Tani për tani unë jam përqendruar 100% te përfaqësuesja e Zvicrës – vazhdon Xhaka. “Kjo është gjëja më e rëndësishme tani, më shumë sesa Arsenal apo thashethemet e transferimit. Unë kam ende dy vjet kontratë me Arsenal dhe drejtuesit e dinë se çfarë mund të jap.” Përfundon Xhaka.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport arsenal mourinho roma xhaka arsenal mourinho roma xhaka

Sondazh

Poll