Sport

Dikur rivalizoheshin kur ishin 14-vjeç, ndërsa dje ishin në finalen e Champions League, historia e pabesueshme e dy anglezëv

30 Maj 2021, 13:30 Nga DOSJA
Dikur rivalizoheshin kur ishin 14-vjeç, ndërsa dje ishin në

ANGLI-Anglezë, të fortë dhe në finalen e Champions League. Mbrojtësi i Chelsea-t, Reece James dhe mesfushori i Manchester City, Phil Foden u takuan në finale dhe sigurisht që nuk ishte hera e parë, siç dëshmohet nga vetë postimi James në Twitter.

Në foton e shpërndarë, vetë James shihet në aksion me një Phil Foden shumë të rinj, në një ndeshje midis ekipeve të të rinjve Chelsea dhe Manchester City. Ndeshja daton në vitin 2014, kur të dy djemtë ishin 14 vjeç.

Të dy, në fakt, kanë lindur disa muaj diferencë: në dhjetor 1999 Reece James, në maj 2000 Phil Foden. Nga ekipet e të rinjve deri në finalen e Champions League, ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea manchester city phil foden reece james chelsea manchester city phil foden reece james

Sondazh

Poll