Aktualitet

Sherri me thika në Durrës/ Arrestohen 2 persona, vihet nën hetim 19-vjeçari

30 Maj 2021, 11:44 Nga DOSJA
Sherri me thika në Durrës/ Arrestohen 2 persona, vihet nën hetim

DURRËS–Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e plazhit në Durrës mes 3 personash. Policia ka arrestuar dy prej tyre, kurse 19-vjeçari është vënë nën hetim.

L.B., 27 vjeç dhe vëllezërit A.H., 23 vjeç e A.H., 19 vjeç janë konfliktuar për shkaqe banale dhe më pas janë goditur me thikë. A.H., 23 vjeç ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI:

Vihen në pranga tre shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit L.B., 27 vjeç dhe A.H., 23 vjeç, banues në Durrës si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit A.H., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi, më datë 29.05.2021, në lagjen Nr. 13, Durrës pas një konflikti për motive të dobëta janë goditur me mjete të forta dhe prerëse, duke i shkatuar dëmtime njëri-tjetrit.

Shtetasi A.H., 23 vjeç ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën. Është arrestuar në flagrancë për veprën penale” Dhunë në familje”shtetasi E.H., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorten së tij, shtetasen S.H., 44 vjeçe. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi A.H., 32 vjeç, banues në Malësi e Madhe, pasi në Fushë – Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover”, pasi është ndaluar nga punonjësit e Policisë i ka kundërshtuar dhe goditur. Materialit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne durres sherr ne durres

Sondazh

Poll