Aktualitet

Arrestohet 36-vjeçarja në Fier, përplasi rëndë këmbësorin teksa drejtonte mjetin

30 Maj 2021, 11:36 Nga DOSJA
Arrestohet 36-vjeçarja në Fier, përplasi rëndë

FIER-Një aksident ka ndodhur në Fier mbrëmjen e djeshme ku një 36-vjeçare ka koditur një këmbësor të moshës 51-vjeç i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

36-vjeçarja është arrestuar nga Policia e Fierit për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe materialet i kanë kaluar Gjykatës së Shkallës se Parë në Fier.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen E. Y., 36 vjeçe, banuese në Fier, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Fier-Patos, në Portëz, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka goditur një këmbësor, shtetasin P. M., 51 vjeç, banues në Portëz, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier fier aksident ne fier fier

Sondazh

Poll