Aktualitet

Pas konfliktit me klientët e lokalit, qëlloi me armë zjarri në ajër/ Arrestohet 39-vjeçari në Korcë, i dënuar më parë

30 Maj 2021, 09:51 Nga DOSJA
Pas konfliktit me klientët e lokalit, qëlloi me armë zjarri

KORÇË– Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Erjon Hoxhallari, i cili ka qënë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje, ka qëlluar në ajër pas një konflikti në një lokal të zonës.

Ai është konflikuar me disa klientë të lokalit e për pasojë ka qëlluar me armë në ajër, pa lënduar njeri.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Erjon Hoxhallari, 39 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për plagosje dhe armëmbajtje pa leje).Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit me disa klientë në lokalin e shtetasit A. B., në lagjen nr. 7, Korçë, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip pistoletë, pa shkaktuar dëme në njerëz.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet erjon hoxhallari erjon hoxhallari

Sondazh

Poll