Aktualitet

Shkatërrimi i laboratorit të drogës/ Iu zbuluan parcelat me kanabis, EMRAT e 16 personave të arrestuar në Niklë, Halil dhe

30 Maj 2021, 08:54 Nga DOSJA
Shkatërrimi i laboratorit të drogës/ Iu zbuluan parcelat me

KRUJË– Emrat e personave që ranë në prangat e policisë pas zbulimit të parcelave me lëndë narkotike, janë bërë të ditur. Dosja.al mëson se ata janë: Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj, Refik Deliu , Erjon Deliu , Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj.

Aksioni është ndjekur në terren dhe nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili në fund ka zhvilluar një takim të shkurtër me efektivët, që morën pjesë në operacion. Veliu ka falënderuar të gjitha forcat policore që morën pjesë në aksion, me dronë, snajpera e kallashnikovë, duke shkatërruar sera, magazina dhe një laborator kanabisi

Në kërkim janë shpallur 24 persona të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar për laboratorin e drogës dhe të parcelave me kanabis. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis sativa, një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

MEGAOperacioni anticanabis ‘AGIMI’ në Krujë/ Dalin pamjet e aksionit. Kryhen 16 arrestime, shpallen në kërkim 24 persona, 3 nën hetim në gjendje të lirë, mes tyre kryeplaku i fshatit, punonjës të OSHEE (DETAJET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet megaoperacion ne kruje megaoperacion ne kruje

Sondazh

Poll