Aktualitet

Atentat me armë zjarri në Vlorë/ Plagoset me 4 plumba 38-vjeçari Edison Begaj, autori i maskuar i bëri PRITË në hyrje të

30 Maj 2021, 05:24 Nga DOSJA
Atentat me armë zjarri në Vlorë/ Plagoset me 4 plumba

VLORË– Edison Begaj, është 38-vjeçari që iu bë pritë mbrëmjen e djeshme nga një person në Vlorë. Ai e kanë pritur në hyrje të banesës së tij, në orët e vona të natës, e pasi e ka parë e kanë qëlluar me armë zjarri. Dosja.al mëson se 38-vjeçari ka marrë 4 plumba në pjesën e këmbëve. Atentati ka ndodhur në orën 23:30, në banesën që i riu ka në Kaninë. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Vlorës, aty ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Autori ka qënë i maskuar dhe ka pritur deri në momentin që Begaj të vinte në banesë, për ta ekzekutuar. Pas krimit, ai është larguar në drejtim të pyllit.

Begaj, është shprehur para efektivëve të policisë se nuk ka asnjë dyshim se kush mund të jenë autorët.

Mendohet se ngjarja ka qenë një atentat i mirëorganizuar, pasi gjithçka ka ndodhur në errësirë. Deri më tani, policia ka shoqëruar 8 persona të dyshuar që kanë lidhje me ngjarjen, si dhe ka mbledhur kamerat e sigurisë, që të çojnë në fshatin Kaninë, për të identifikuar automjetin e përdorur nga autorët. Pista kryesore e hetimit është ndonjë konflikt i kohëve të fundit i shënjestrës, ose ndonjë konflikt i tij i vjetër.

Begaj ka qënë i dënuar për drogë më 7 vite e 6 muaj burg në shkurt të 2008, ndërsa është bërë edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij.

Ende nuk dihen motivet e atentatit që u bë ndaj tij, mirëpo policia po vijon hetimet për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edison begaj plagosje me arme zjarri ne vlore edison begaj plagosje me arme zjarri ne vlore

Sondazh

Poll