Politike

Zgjedhjet në PD, Harxhi: Duhet të hapet partia, s’jemi sekt okult. Nishani: Basha po tenton manipulimin e demokratëve

29 Maj 2021, 16:57 Nga DOSJA
Zgjedhjet në PD, Harxhi: Duhet të hapet partia, s’jemi sekt

KORÇË– Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka vijuar me fushatën në qytetin e Korçës. E shoqëruar nga ish-presidenti Bujar Nishani, Harxhi përmendi me pika, “asat nën mëngë” të fushatës së saj, duke premtuar decentralizimin e pushtetit në PD.

A flasim ne sot për Komunizimin, një nga anëtarët e Komunizimit më tha se shkova në PD dhe kërkuam që të nënshkruajmë një marrëveshje me PD që kur të vijë në pushtet të bëhej një ligj për dekomunistizimin. Ne ende mbajmë momunemte të diktatorit në këtë vend. Ku janë pronarët e ligjshëm? Ne jemi kthyer në ish-pronarë. Ku jemi me dëmshpërblimin e të përndjekurve? Këto janë shina ideologjike të partisë. Ashtu si edhe shtresa e mesme. Listat e anëtarëve kanë kaluar në qendër të partisë. Sot ka anëtarë aktivë dhe pasivë. Shumë prej themeluesëve nuk gjejnë veten në lista. Listat nuk mund të jenë atibut që të mbyllen me çelës dhe mos t’i jepen askujt. Jemi parti demokratike dhe jo sekt okult,”-tha ajo.

Pas saj, një nga zërat më kritikë të kryedemokratit Lulzim Basha, Bujar Nishani shtoi se sipas tij, alibia e kryedemokratit Lulzim Basha, për masakër zgjedhore po përdoret për të manipuluar demokratët.

Sot PD është në një situatë kaotike, dëshpërimi, zemërthyerje, por a mund të mbetemi peng i këtij momenti? Unë mendoj që jo. PD ka resurse dhe forca të panumërta. Përtej zemërthyerjes dhe goditjes së fortë duhet të projektojmë PD-në e së nesërmes. Kemi ardhur duke e rrudhur partinë. Mund të ketë 1, 2, 3, 4 apo 5 persona që mund të jenë komodë në opozitë, që mund të bëjnë biznese me qeverinë dhe s’i luan kush, por ne na preukupon fati i një shoqërie. Duke qenë se jemi në fushatën për zgjedhjen e kryetarit unë dua të përfitojë nga rasti, ka qenë një fushatë e pabarabartë, e vështirë, përballë një makineria qeveritare që nuk njeh rregulla dhe as kode. Ka qenë një situatë që është përballuar vetëm për shkak të dinjitetin dhe sakrificave të çdo demokrati. Ky dëshpërim u thellua më keq pas 25 prillit se pritshmëritë tona ishin më të mëdha sepse shqiptarët kishin përballë një qeverisje të korruptuar. Me të drejtë të gjithë do të rendisë vështirësitë, padrejtësitë, dhunën, manipulimet, blerjen e votës. Kur një parti opozitare fiton besimin e shumicës së qytetarëve, ato shkojnë të votojnë pa marrë parasysh forcën e shtetit dhe bën përmbysjen e qeverisë. Jam i bindur që ky regjim, apo model qeverisjeje, nuk mund që ta ndryshojmë vetëm përmes kërkesave tona publike apo ekzistencës, por e rrëzojmë atë përmes aktivitetit dhe kontributeve dhe këtu duhet të fillojë analiza dhe reflektimi dhe projektimi i një të nesërme, nuk do kishte vlerë nëse do mbesnim peng të së drejtës. E padrejtë dhe spekulative tezën që fitoi Rama për masakër elektorale, kjo është manipulative demokratët. Pyetja duhet të ishte a i fitoi apo i humbi PD zgjedhjet”, tha Nishani.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edith harxhi korce zgjedhjet ne pd edith harxhi korce zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2021, 21:00

TIRANE– Ilir Ikonomi, gazetar për gati 30 vite në “Zëri i Amerikës” i ka dhënë dje lamtumirën ekranit. Të premten, Ikonomi përshëndeti të gjithë shqiptarët dhe ...