Aktualitet

Vdekja e Eldi Allës në minierën e Bulqizës, arrestohet një punonjës, procedohen dy të tjerë

29 Maj 2021, 11:52 Nga DOSJA
Vdekja e Eldi Allës në minierën e Bulqizës, arrestohet

BULQIZË– Tekniku i minierave në Bluqizë është arrestuar ditën e sotme, pasi një mësiv shkëmbor i mori jetën një minatori 35-vjeçar, Eldi Alla.

Policia bën me dije se përveç tij, ka filluar procedimi penal edhe për dy persona të tjerë, L. A., 54 vjeç; V. Rr., 51 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier në një subjekt minerar.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi :

-D. K., 34 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Shkelje e rrrgullave të mbrojtjes në punë”, me detyrë teknik miniere në një subjekt minerar.

Si dhe filloi procedimi penal për shtetasit L. A., 54 vjeç; V. Rr., 51 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier në një subjekt minerar.

Arrestimi i shtetasit D. K., dhe procedimi penal i dy shtetasve të tjerë u bë pasi  nuk kanë bërë kontrollin teknik të frontit të punës dhe për pasojë gjatë punës në galeri është shembur një masiv shkëmborë, ku për pasojë humbi jetën shtetasi E. A.,  35 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Eltjon Alla ndërroi jetë pasditen e djeshme në një nga minierat e Bulqizës. Alla ka qenë duke punuar në minierë, në momentin që e kanë zënë poshtë një masiv gurësh. Për pasojë, i riu ka marrë plagë të mëdha, të cilat kanë bërë që i riu të humbasë dhe jetën.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet eldi alla eldi alla

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Maj 2021, 09:14

KRUJE– Njësoj si çdo bimë edhe për kanabisin, mbjellja në sera ka rezultuar më frytdhënëse. Ndryshe nga kultivuesit e drogës në Lazarat apo Dukagji...