Aktualitet

PAMJET nga mega-opeacioni anti-drogë në Krujë, ‘tufave’ me kanabis i vihet flaka, Ardi Veliu hyn në një banesë

29 Maj 2021, 11:23 Nga DOSJA

KRUJË– Janë publikuar pamjet nga mega-operacioni i mëngjesit të sotëm në Krujë dhe Fushë-Krujë. Rreth 10 parcela të mbuluara me sera u zaptuan nga policia, ndërsa disa tufa me kanabis janë djegur.

Operacioni vijon, pasi po kontrollohen sera, parcela si dhe shtëpi e vila, në një prej tyre ndodhet edhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i veshur civil, ndërsa nga ana tjetër forcat e tjera të policisë janë të armatosura rëndë. Operacioni është nën drejtimin e drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, bashkë me Gjovalin Lokën dhe Tonin Vocaj.

 

Në një video siguruar nga Balkanweb, shihet teksa policia i ka vendosur flakën kanabisit.

Deri më tani janë zbuluar 10 parcela me të mbjella me kanabis në Krujë dhe Fushë-Krujë, të cilat ishin kamufluar si sera gjigante. Bëhet fjalë për qindra bimë kanabis të mbjellë që ishin mbuluar si “perime” për ti shpëtuar gjurmimit policor.

Por edhe pse i kanë shpëtuar policisë lokale, kanabisi në Krujë është pikasur nga Guardia di Finanzia. Partnerët italianë kanë dërguar informacionin tek pala shqiptare mbi zonat ku është mbjellë kanabis duke ngjallur reagimin e policisë shqiptare.

Lajmi kryesor: Mega-operacion anti-drogë/ Zbulohen 10 parcela me kanabis të kamufluara si sera, i zbuloi GDF nga ajri, në krye të asgjësimit Veliu, Vocaj e Loka

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet megaoperacion ne kruje megaoperacion ne kruje

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Maj 2021, 09:14

KRUJE– Njësoj si çdo bimë edhe për kanabisin, mbjellja në sera ka rezultuar më frytdhënëse. Ndryshe nga kultivuesit e drogës në Lazarat apo Dukagji...