Aktualitet

U gjet i pajetë pas dy ditësh, 45-vjeçari në Vlorë shkoi i dehur në makinë dhe u asfiksua

29 Maj 2021, 10:53 Nga DOSJA
U gjet i pajetë pas dy ditësh, 45-vjeçari në Vlorë

VLORË–  Të tjera detja kanë dalë nga gjetja e trupit të pajetë të një 45-vjeçari sot në Vlorë. Viktima i identifikuar si E.Lazaj, ka ndërruar jetë brenda makinës së parkuar  në lagjen lagjen “Osman Haxhiu” të qytetit të Vlorës.

Nga hetimet e para dyshohet se 45-vjeçari nuk ka pasur shena dhune dhe dëmtimi në trupin e tij, ndërsa dyshohet se mund të ketë humbur jetën si pasojë e asfiksisë pasi ka shkuar në gjendje të dehur në automjetin e tij.

45-vjeçari kërkohej prej dy ditësh në familjen e tij, ndërsa ishte një kalimtar  i rastit, ai i cili e ka gjetur pa shenja jete në makinë 45-vjeçarin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Lazaj.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet e.lazaj gjendet nje person i pajete ne vlore e.lazaj gjendet nje person i pajete ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Maj 2021, 09:14

KRUJE– Njësoj si çdo bimë edhe për kanabisin, mbjellja në sera ka rezultuar më frytdhënëse. Ndryshe nga kultivuesit e drogës në Lazarat apo Dukagji...