Aktualitet

Kundërshtoi dhe dhunoi policin bashkiak, arrestohet 30 vjeçari në Tiranë, një 15-vjeçar godet me thikë bashkëmoshatarin

29 Maj 2021, 08:43 Nga DOSJA
Kundërshtoi dhe dhunoi policin bashkiak, arrestohet 30 vjeçari

TIRANË– Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi në rrugën “Lord Bajron” kundërshtoi dhe kanoi për shka të detyrës punonjësin e policisë bashkiake.

Po ashtu, policia bën me dije se është arrestuar Kujtim Imeri, 46 vjeç,pasi Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 1 vit burg, për vepren penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Policia bën me dije se ka shoqëruar edhe një 15-vjeçar pasi ka dëmtuar me mjete preres një bashkëmoshar të tij. Ky i fundit ndodhet në spital.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 30 vjeç, pasi në rrugën “Lord Bajron”, ka kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë Bashkiake.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u ekzekutua urdheri i prokurorit për shtetasin Kujtim Imeri, 46 vjeç,pasi Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 1 vit burg, për vepren penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Më datë 28.05.2021, në rrugën “Loni Ligori”, gjatë një konflikti, një shtetas i mitur 15-vjeçar, ka demtuar me mjete preres një bashkëmoshar të tij, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e 15-vjeçarit dhe po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane goditet me thike 15 vjecari arrestime ne tirane goditet me thike 15 vjecari

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Maj 2021, 06:55

DURRËS– Ka ndërruar jetë në spital 57-vjeçari Besnik Bojaku që mbeti i plagosur dje gjatë shpërthimit të një zjarri në fabrikën e re të tullave në M...