Mega-operacion anti-drogë/ Zbulohen 10 parcela me kanabis të kamufluara si sera, i zbuloi GDF nga ajri, në krye të asgjësim
29 Maj 2021, 08:32Nga DOSJA
KRUJË- Një megaoperacion po zhvillohet mëngjesin e sotëm në Krujë dhe Fushë-Krujë. Dosja.al ka mësuar se operacioni vjen pas sinjalizimit nga Guardia de Finanzia se disa parcela me kanabis janë mbjellë në disa zona të Krujës.
Në disa pamje të publikuara nga Report Tv, shihet se kanabisi është mbjellë në sera, për tu kamufluar nga policia. Në këtë mënyrë trafikantët kanë vepruar sikur kanë qenë duke mbjellë perime. Bëhet fjalë deri më tani për 10 parcela të mbuluara si sera.
Pjesë e operacionit janë FNSH dhe RENEA. Në terren ndodhet edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili drejton operacionin, bashkë me Gjovalin Lokën dhe Tonin Vocaj.
Deri më tani janë arrestuar 7 persona të cilët janë shoqëruar në Komisariatin e Krujës. Policia e Shtetit i ka gjetur parcelat dhe ka nisur asgjësimi i tyre përmes djegies.
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ANGLI-Izmir Senaj, një 28-vjeçar nga Shqipëria është lajmi kryesor i ditës së sotme në tabloidet britanike që i kanë kushtuar një hapësirë historisë së ...
SHKODËR– Bukuroshe Kodra, gruaja e Mark Kodrës, autorit të vrasjes së fqinjit të tij në Shkodër, Emiljano Ndou është shprehur se vrasja ka ndodhur pas një ...
KUKËS– Turistët nga Kosova kanë vendosur që të shfrytëzojnë deri në fund javët me diell, duke ardhur edhe këtë fundjavë pranë bregdetit shqiptar, du...
SHKODËR– Emiljano Ndou, 25 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri pak pasi kaloi mesnata, në fshatin Bardhaj në Shkodër. I riu sapo ishte kthyer nga s...
Aktualitet29 Maj 2021, 06:55
DURRËS– Ka ndërruar jetë në spital 57-vjeçari Besnik Bojaku që mbeti i plagosur dje gjatë shpërthimit të një zjarri në fabrikën e re të tullave në M...
SHKODËR– 25-vjeçari Emiljano Ndou, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Shkodër nga fqinji i tij me kallashnikov, dyshohet se i ka ngacmuar vajz...