Aktualitet

Vendos Apeli i GJKKO-së: Të lihet në fuqi sekuestrimi i pasurive të ish-gjyqtarëve Shkëlzen Selimi dhe Fatos Lulo

28 Maj 2021, 14:37 Nga DOSJA
Vendos Apeli i GJKKO-së: Të lihet në fuqi sekuestrimi i pasurive

TIRANË– Apeli i GJKKO-së ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për sekuestrimin e pasurive të ish-gjyqtarit Fatos Lulo dhe ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi.

Në prill të këtij viti, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e SPAK dhe vuri nën sekuestro pasuritë e ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, Fatos Lulos dhe Shkëlzen Selimit. Hetimi nga SPAK abuluan se ish-gjyqtarët kishin në pronësi pasuri të paluajtshme të pajustifikueshme krahasuar me të ardhurat e tyre.

Ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i është vendosur sekuestro mbi një dyqan 172 m2, i ndodhur në rrugën e Durrësit në Tiranë. Më i “pasuri” ndër të tre, rezulton ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, të cilit i është vendosur në sekuestro: (50%) e një trualli 432 m2 dhe 32.25 m2 Karburant/Pikë Tregëtimi në Lungomare; një tjetër truall me 2400 m është sekuestruar në fshatin Jonufër. Po ashtu i është sekuestruar 55% e truallit me sipërfaqe 764 m2 dhe godinë me sipërfaqe 57 m2, Karburant, pronë në rrugën Transballkanike.

Selimi u shkarkua në korrik të vitit 2018, për kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar si dhe për fshehjen e këtyre kontakteve. Ai e ankimoi vendimin, por dol inga radhët e drejtësisë me vendim të prerë të Kolegjit të Apelimit në shkurt të vitit 2019. Edhe Lulo u dogj në vitit 2018, për shkak të pasurisë së tij.

 

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fatos lulo shkelzen selimi spak sekuestron pasurine e gjyqtareve fatos lulo shkelzen selimi spak sekuestron pasurine e gjyqtareve

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Maj 2021, 13:16

TIRANË– Një person është gjetur i shtrirë në tokë në Tiranë, pranë zonës së librit universitar. në ish-Bllok. Në një foto të publikuar nga ‘JOQ’ shihet që ...