Aktualitet

Kreu 18 herë veprimin/ Hartonte kredi në emrin e të tjerëve, i merrte vetë paratë, vihet në gjykim ish-punonjësja e komp

28 Maj 2021, 14:24 Nga DOSJA
Kreu 18 herë veprimin/ Hartonte kredi në emrin e të tjerëve,

FIER– Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier,  Paula Buzi (Dimo), e akuzuar për kryerjen e veprave penale te “Mashtrimit në kredi” dhe “Falsifikimit të dokumenteve” e kryer 18 herë në dëm të viktimës Shoqëria Iute Credit Albania.

Ky procedim penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimit penal të shoqërisë “Iute Credit Albania Sh.A”, Tiranë në lidhje me disa raste të mashtrimeve në kredi nga ish-punonjësja e degës Fier, Paula Buzi.

Në vijim janë regjistruar dhe disa kallëzime penale të disa qytetarëve, ish klient të kësaj dege, që kanë kallëzuar se në emër të tyre janë përfituar kredi pranë shoqërisë “Iute Credit Albania Sh.A” Dega Fier, për të cilat ata nuk kanë aplikuar dhe nuk i kanë përfituar personalisht,” thuhet në njoftimin për shtyp.

Buzi në cilësinë e punonjëses së dhënies së kredive pranë Filialit Iute Credit Dega Fier, ka falsifikuar dokumentet e dhënies së kredive në emër të klientëve të mëparshëm të këtij filiali me qëllim përvetësimin për llogari të saj të shumave të kredive.

Në përfundim të hetimeve, ka rezultuar se praktikat e marrjes së kredive nuk janë nënshkruar nga personat, në emër të të cilëve rezultojnë të nënshkruara, por janë falsifikuar nga Paula Buzi duke përfituar dhe shumat përkatëse.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet paula buzi paula buzi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Maj 2021, 13:16

TIRANË– Një person është gjetur i shtrirë në tokë në Tiranë, pranë zonës së librit universitar. në ish-Bllok. Në një foto të publikuar nga ‘JOQ’ shihet që ...