Politike

Meta vlerëson mjekë të dalluar të sportit: Angazhimi i tyre jetësor ka ndikuar në të gjitha rezultatet e larta të sporti

28 Maj 2021, 12:51 Nga DOSJA
Meta vlerëson mjekë të dalluar të sportit: Angazhimi i tyre

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar ditën e sotme disa nga mjekët e dalluar të sportit shqiptar, për kontributet e tyre në rritjen e shëndetit të sportistëve.

Meta dekoroi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Minella Kapon (pas vdekjes) “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar në themelimin e mjekësisë sportive dhe ndihmën e jashtëzakonshme në zhvillimin e sportit. Me punën e tij të palodhur, ndikoi në formimin e ndërgjegjes kombëtare në dobi të shëndetit të sportistëve dhe njerëzve tanë”.

Gjithashtu, Presidenti Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” doktorin Koli Gaqi (pas vdekjes)“Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar në mjekësinë sportive. Pedagog i shquar në lëndën e fizkulturës e shkencës sportive, si dhe promovues e veprimtar në dobi të shëndetit të popullit”;

Z.Profit Canaj “Në shenjë vlerësimi për kontributin e shkëlqyer në mjekësinë sportive, vlerat e çmuara si pedagog dhe punën e frytshme në forumet kombëtare dhe ndërkombëtare. I dalluar për botimet e studimet e tij në fushën e sportit në dobi të rritjes së cilësisë”;

 Z.Zyhdi Çoba “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar në mjekësinë sportive, si mjek me skuadrën e futbollit ‘Vllaznia’ dhe Ekipit Kombëtar. I dalluar për profesionalizmin e tij në dobi të rritjes dhe përmirësimit të shëndetit të sportistëve cilësorë”;Z.Lluka Heqimi “Në shenjë vlerësimi për kontributin e madh në mjekësinë sportive dhe vlerat e çmuara si mjek i spikatur në ekipet e klubeve dhe Ekipin Kombëtar të futbollit. I shquar si pedagog në Universitetin e Sporteve, si dhe për studimet në dobi të forcimit të shëndetit dhe zhvillimit të cilësive fizike”; si dhe z.Isuf Saliçe “Në shenjë vlerësimi për kontributin e spikatur në mjekësinë sportive dhe futjen e metodave të reja në stërvitjen për zhvillimin e cilësive fizike. i suksesshëm në arritjen e rezultateve të larta për atletet kampione të ‘Skënderbeut’ dhe lojës së sportistëve elitarë”.

Me anë të një ceremonie solemne, pata sot nderin të vlerësoj një buqetë mjekësh të dalluar të sportit shqiptar, doktorët Minella Kapo, Koli Gaqi, Profit Canaj, Zyhdi Çoba, Lluka Heqimi dhe Isuf Saliçe, me kontribute të çmuara në dobi të rritjes dhe përmirësimit të shëndetit të sportistëve cilësorë dhe zhvillimit të aftësive të tyre fizike.

Angazhimi i tyre jetësor dhe profesionalizimi i dëshmuar ka ndikuar jo vetëm në të gjitha rezultatet e larta të sportit shqiptar, por ka qenë gjithmonë një nxitje për të rinjtë dhe të rejat për t’u mos u larguar nga sporti, si mjeti më i mirë për mbrojtjen e shëndetit dhe distancimit nga veset.

Të mbështesim dhe të investojmë më shumë në mjekësinë sportive, për të arritur rezultate të larta dhe cilësore në të gjitha disiplinat“, shkruan Meta në Facebook.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta mjeket e sportit ilir meta mjeket e sportit

Sondazh

Poll