Aktualitet

HEC-i në Kalivaç, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e kompanisë, janë të pabazuara

28 Maj 2021, 14:00 Nga DOSJA
HEC-i në Kalivaç, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e

TIRANË– Gjykata Administrative e Tiranës ka hedhur poshtë si thelbësisht të pabazuar padinë e zhvilluesit të HEC-it Kalivaç kundër Deklaratës Mjedisore negative lëshuar nga Ministri i Mjedisit për procedurën e VNM-së dhe Raportin e kryer nga zhvilluesi i përmendur.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit u bashkuan dhe u mbështetën në provë nga organizatat EuroNatur, Riverwatch dhe EcoAlbania si dhe 39 anëtarë të komunitetit lokal të prekur nga projekti Kalivaçit.

Në shtator 2020 Ministria e Turizmit dhe Mjedisit lëshoi Deklaratën Mjedisore Negative, duke mos i dhënë dritën jeshile kompanisë për vazhdimin e procedurave për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit. Ndërsa në shkurt 2021, Kompania turke ngriti padinë në Gjykatën Administrative për të kundërshtuar këtë vendim, por ajo u rrëzua sot nga gjykata. Avokati i ceshtjes, Vladimir Meci shprehet:“ Në këtë proces gjyqësor ne kemi sjellë pranë gjykatës argumentin e shumë shkencetarëve vendas dhe të huaj, të cilet kanë kritikuar raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis të paraqitur nga kompania pranë institucioneve”.

Hidrocentrali i Kalivaçit është shoqëruar me kundërshitnë e banorëve të prekur dhe organziatave mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare të cilët kanë ngritur shqetësimin e tyre në lidhje me ndikimin negativ që ky projekt do të kishte në biodiversitetin e lumit dhe në jetën e banorëve që jetojnë pranë tij.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata administrative e tiranes hec ne kalivac gjykata administrative e tiranes hec ne kalivac

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Maj 2021, 13:16

TIRANË– Një person është gjetur i shtrirë në tokë në Tiranë, pranë zonës së librit universitar. në ish-Bllok. Në një foto të publikuar nga ‘JOQ’ shihet që ...