Aktualitet

Humb jetën oficeri në Rumani, Policia: Të angazhuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

22 Maj 2019, 19:16 Nga DOSJA
Humb jetën oficeri në Rumani, Policia: Të angazhuar për

TIRANË– Policia e Shtetit ka shprehur ngushëllimet lidhur me aksidentin e ndodhur në Rumani, ku humbi jetën oficeri shqiptar dhe bashkëshortja e tij.

“Policia e Shtetit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit,”-shkruhet në reagim.

Mbrëmjen e sotme në Rumani, pas një aksidenti automobilistik ka humbur jetën oficeri shqiptar Ervin Dervina dhe bashkëshortja e tij. Ata janë përplasur me një kamion teksa po udhëtonin me makinën diplomatike. 

(k.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne rumani ervin dervina aksidenti ne rumani ervin dervina

Sondazh

Poll