Aktualitet

Qeveria mburravece dështon me bastet, ‘lulëzojnë’ skedinat online (FOTO)

22 Maj 2019, 18:52 Nga DOSJA
Qeveria mburravece dështon me bastet, ‘lulëzojnë’

TIRANË– Dy foto të siguruar nga Dosja.al vërtetojnë se pavarësisht vendimit të qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit, të çfarëdolloj kategorie, bastet luhen ende.

Siç e shihni, njëra nga skedinat është vendosur për dy ndeshje në datën 18 maj. Personi që e ka vendosur luan 1 mijë lekë për 9660 lekë.

Ndërsa në foton tjetër shihet një tjetër skedinë ku personi që e ka vendosur luan 100 lekë për 10 mijë lekë.

Qeveria mori vendimin që pas datës 31 dhjetor 2018, nuk do të kishte më pika bastesh apo aktivitete ku zhvilloheshin lojëra të ndryshme fati, në Shqipëri.

Prej datës 31 dhjetor në Shqipëri rezulton të kenë ulur qepenët mbi 4 mijë pika bastesh, por pavarësisht kësaj na rezulton se ende luhen skedina online.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lojera fati loto vendosja e skedinave lojera fati loto vendosja e skedinave

Sondazh

Poll