VKM-ja/ Qeveria i “dhuron” privatit 55 mijë metra tokë në Hamallaj, prona buzë detit jepet për vetëm 10 euro/m
28 Maj 2021, 11:55Nga DOSJA
TIRANË- 55 mijë metra tokë buzë detit në Hamallaj i janë dhënë bashkimit të dy kompanive private, për vetëm 10 euro metri katror. Një vendim i Këshillit të Ministrave, i firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe, caktoi kalimin e pronës shtetërore nga Ministria e Financave tek dy kompanitë private, “Sviluppo Mare 1 shpk” dhe “S&D Invest”. Pasuria në fjalë ndodhet në zonën Kadastrale 1925, pasuria nr 20/6 me sipërfaqe 55 mijë metra katrorë në afërsi të bregut të Detit në Durrës.
Edhe pse nuk është e specifikuar arsyeja pse prona shtetërore i është kaluar privatit, në VKM-në e qeverisë thuhet se çmimi i shitjes është 59.565.000 lekë, ose 10 euro/m.
Por kush janë dy kompanitë përfituese?
Sviluppo Mare 1 shpk, dhe S&D Invest janë përfituese të truallit prej 55 mijë metra katrorë në Hamallaj, buzë detit për një çmim qesharak prej 10/euro metri, jashtë çdo reference nga tregu.
Sviluppo Mare 1., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e përqëndruar në ndërtim dhe pasuri imobiliare. Aksioneri i Svilupo Mare 1 është Redi Peza, biznesmen i njohur në fushën e ndërtimit.
Ndërsa S&D invest është një shoqëri e shpërndarë në fokusin e aktivitetit, ku përfshihet ndërtimi, peshkimi e tregtia dhe aksioneri i saj kryesor dhe i vetëm tashmë është Gentian Sula, biznesmen i njohur.
Pas ndërtimit në Kakome, ku kompania e Sulës, Agikons pritet të përmbyllë ndërtimin e një resorti në një nga gjiret më të bukura të Jonit. 290 mijë m2 është leja, që Agikons ka marrë për të ndërtuar dhe tashmë, një tjetër tokë buzë detit i jepet privatit.
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHQIPËRI- A doni tju tregoj listën e personave që më kanë ngacmuar mua seksualisht? Po sikur tju them që janë me qindra, që kur isha fëmijë e deri më sot. ...
Karrigeshqyerit e Parlamentit që sot quhen “opozitar”, janë në sprintin e fundit të shërbimeve ndaj madhërisë se tij shtatlartë e pushtetzgjatur, “faronit” Ram...
Reagimi i shoqërisë sh qiptare kundër abuzimit seksual të një vajze ishte një ngjarje e madhe. Qindra gra, vajza, djem e burra dolën të protestonin jo vetëm në ...
Dëshmia e Dominic Cummings në Parlamentin britanik është prova më e fortë se si masakra që bëri Covidi nëpër botë ishte “dhuratë” nga qeveritë. Cummings ishte k...
Gara në Partinë Demokratike sapo ka nisur, ndërsa për shanset në këtë ‘’betejë’’ të pabarabartë, ka menduar kryetari aktual Basha. Për ti mbytur zërat kundër, d...
Pankartat nuk e zgjidhin dot me problemin. Eshte bukur t’i shikosh per momentin sesi disa vajza e djem te rinje solidarizohen me kauzat por sipas meje ato ngele...
Egla ishte te dollapi,duke perzgjedhur fustanin që do vishte,kur i erdhi një sms. Jam në krye të rrugës,puç,i shkruante Lilo, i dashuri. Në fakt ai emrin...
Jooooooooooo, mos! Më kanë përdhunuar vajzën. Joooooo! Nuk po i besoja syve atë që shihja në lajme. Ishte fëmija im, drita e syve, dashuria më e madhe e jetës. ...
Në vjeshtën e vitit 1987, u ndodha si shoqërues i dhëndërit – që ishte një shoku im i ngushtë, teksa do kërkonte zyrtarisht dorën e vajzës që i kish rrëmbyer ...