Insights

Shërbimi i fundit i kllounatës parlamentare

27 Maj 2021, 19:04 Nga DOSJA
Shërbimi i fundit i kllounatës parlamentare

Karrigeshqyerit e Parlamentit  që sot quhen “opozitar”, janë në sprintin e fundit të shërbimeve ndaj madhërisë se tij shtatlartë e pushtetzgjatur, “faronit” Rama. Në Egjyptin e lashtë, faraoni quhej zot i qiellit dhe i tokës. Në vilajetin tonë që më shum mund kërkojmë t’i bashkohet familjes europiane, quhet K/ministër. Mediat qeveritare ku spikasin TV-të kombëtare, janë vënë në garë për të na magjepsur me cillësitë “hyjnore” të Faraonit.  

Kllounata opozitare në parlament që sot ka zëvendësuar “Drejrorinë e Shërbimeve Qeveritare”, po bën shërbimet e fundit para skadencës së mandatit. AMA, Këshilli Drejtues i RTSH-së dhe qershia mbi tortë, shkarkimi i Presidentit Meta. Madje disa prej përfaqësuesve të kllounatës, e kanë cilësuar Presidentin Meta si të sëmur psiqik. Çudi! Sot e mësuam që nga opozita parlamentare, kishte edhe deputetë me profesionin mjek psikiatër.

Fjalimet e tyre, do të mbahen mend gjatë. Madje disa prej tyre, pse jo, do të hyn në histori. Gjithçka është e mundur, tani që historia do rishkruhet. P.sh, Selami Jenisheri deklaroi se ai e kishte futur Shqipërinë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara?! Kujtim Gjuzi përfaqësonte “Organizatën e Atlantikut” pasi mban prej 35 vitesh mban në dore një orë “Atlantik”?! Kristaq Papa kishte rrëzuar diktaturën komuniste, pasi i qeraste të dashurat e tij me whisky?!  Qershia mbi tortë, deputetja elokuente që zëvendësoi Bashën, Majlinda Halilaj, do hyjë në rekordin shqiptar “Guinness”, si  shpikësja e “Kërpëratës”! Presidenti Meta që është treguar ca dorëlëshuar me dhënien e dekoratave, nuk duhet ta mbyll mandatin, pa dekoruar edhe kllounatën opozitare parlamentare. Selami Jenisheri, meriton titullin e lartë “ Shërbëtor i Madh”! Më falni, “Mjeshtër i Madh! Kujtim Gjuzi, “Atlantik I Madh”! Kriataq Papa, “ Kalorës whisky, I Madh”! Majlinda Halilaj “ Shpiksja Kërpërata, I Madh”! Myslim Murrizi, “Shkallmues Kushtetute, I Madh”! Presidenti Meta nuk duhet të haroj edhe Ambasadorët. Donald Lu, “ Rrejtëçpuar i Peshqëve të Mëdhenj, I Madh”! Yuri Kim, “ Patronazhiste e qeverisë, I Madh”. Ëmbëlsira për në fund. Lulzim Basha, të paktën meriton  titullin “ Kryetar I PD-së përjetësisht në OPOZITË, I Madh”! Kapiteni i anijes gjysëm të mbytur PD, nuk pranon ta lëshojë postin e tij, megjithëse ka humbur busullësn e orientimit drejt “Ishullit të  Pushtetit”.

E pse ta lëshojë! Veten dhe të 59 ndihmësit e tij deputetë, i ka të siguruar në varkën parlamentare të shpëtimit. Përkrahësit e tij që në tetë vite e përkrahën, i shërbyen, tani i braktisi në detin e trazuar të regjimit. Më i zoti, të shpëtojë  kokën!

Një Faraon i fuqishëm i Egjyptit , i cili nuk po gajasej më me shakaktë e bufonit të tij të oborrit, teksa dëgjonte lutjet e një fatkeqi që i përgjërohej ti falte jetën (pasi kish gjuajtur në pyll), vendosi ti jepte një shans. “Do ta fal jetën nëse do mund të më bësh për të qeshur” – i tha Faraoni. Qyqari që priste egzekutimin, teksa mendonte se si ta bënte për të qeshur Faraonin, kafshoi nga sikleti gjuhën, që filloi t’i rridhte gjak. E ndërsa imitonte gomarin, kur filloi të pëlliste, nga goja i rrodhi një curil gjaku. Faraoni filloi të qeshte. “Kurrë nuk kam parë një gomar që pëllet, ndërsa nga goja në vend të jargëve, nxjerr gjak?!

A do ta zëvendësojë opozita e 25 Prillit, kllounatën e sotme në Parlament?

P.s – gojët e liga thonë që opozitarët e parlamentit, para miratimit të ligjeve, takohen te lokali Edmond Bengos. Të kenë gjetur aty, zarfat e “udhëzimit” për të ngritur kartoni pro?

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

opinione opinione ilir gjini kuvendi i shqiperise ilir gjini kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll

Insights 27 Maj 2021, 11:40

Shoqëria po zgjohet

Reagimi i shoqërisë sh qiptare kundër abuzimit seksual të një vajze ishte një ngjarje e madhe. Qindra gra, vajza, djem e burra dolën të protestonin jo vetëm në ...

Insights 25 Maj 2021, 14:28

Zgjedhjet pa zgjidhje në Partinë Demokratike

Gara në Partinë Demokratike sapo ka nisur, ndërsa për shanset në këtë ‘’betejë’’ të pabarabartë, ka menduar kryetari aktual Basha. Për ti mbytur zërat kundër, d...

Insights 20 Maj 2021, 15:46

Non Grata Saliu, apo OPOZITA?

Në vjeshtën e vitit 1987, u ndodha si shoqërues i dhëndërit – që ishte  një shoku im i ngushtë, teksa do  kërkonte zyrtarisht dorën e vajzës që i kish rrëmbyer ...