Insights

Non Grata Saliu, apo OPOZITA?

20 Maj 2021, 15:46 Nga DOSJA
Non Grata Saliu, apo OPOZITA?

Në vjeshtën e vitit 1987, u ndodha si shoqërues i dhëndërit – që ishte  një shoku im i ngushtë, teksa do  kërkonte zyrtarisht dorën e vajzës që i kish rrëmbyer zemrën. Meqënëse shoku im kishte vetëm nënën, më morri edhe mua në delegacionin “zyrtar” të fejesës. Babai i vajzës në atë kohë ishte Kryetar i Komitetit Egzekutiv të një rrethi të kategorisë së parë ( kështu cilësohej në atë kohë), na priti gjithë pompozitet, madje i veshur me kostum ku në xhaketë, nuk kish haruar të ekspozonte edhe medaljet. Mirëpo pas vetëm tre muajsh, familja e vajzës e prishi fejesën për shkak të biografisë së dhëndërit, pasi një kushëriri i tij u  arratis në Jugosllavi! I pezmantuar shoku im që realisht e donte vajzën më pyeti : Beson se Anila do braktisi famijen dhe do martohet me mua?

Le të shpresojmë se edhe nga familja e Anilës, do arratiset dikush dhe bëheni barazim – iu përgjija me humor. Kjo histori e të shkuarës, më erdhi ndër mend kur nga State Department erdhi “sihariqi” që Sali Berisha, “dhëndëri” i dikurshëm i lirisë, tani ishte non grata! Në një raport kofidencial te OSCE, emrat e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, përmedeshin si të korruptuar. Madje në këtë raport, kishte edhe shumat marramëndëse që besohej se këta liderë të politikës posedonin. Por cuditërisht nga tre, vetëm njëri qënka i korruptuar? Po dy të tjerët? Më shumë sesa një përpjekje për të vënë drejtësi, kjo furtunë e USA, ose më mirë e disa burokratëve që mes punëve të shumta hedhin një sy edhe nga Shqipëria, është një “qokë” në favor të regjimit të Edi Ramës. Historia e të shkuarës, na mëson se USA, simboli ynë i lirisë, ka “njolla” të shumta në biografi në përkrahjen e diktatorëve. Nga Pinoceti i Kilit e deri tek Sadami i Irakut, kanë patur mbështetjen e Amarikës.

Por, kur kanë dalë kundër interesave të tyre, janë përmysur po nga Amerika. Më shumë sesa akti i shpalljes “non grata”, ka rëndësi momenti kur “miqtë” amerikanë e shpallën. Pikërisht kur opozita është në udhëkryqin më të madh të egsistencës së saj: Ti njohë zgjedhjet e vjedhura me një shkelje syri nga USA? Lulzim Basha, lideri aktual i PD-së, nuk mundi të jetë as hija e Sali Berishës. Përpëlitjet e tij mes rrugës radikale dhe djalit të bindur të Ambasadorëve, po e shndrojnë në një figurë groteske. Shqipërisë i duhet një Albin Kurt. Një lider i pakorruptuar që kur ia kërkojnë interest e kombit ,nuk ka frikë t’i mbyll derën në fytyrë edhe emisarit të USA Richard Grenell. Nga sot e tutje, do kemi aktin e fundit të instalimit të regjimit. Në Shqipëri do vazhdojnë të bëhen votime, por jo zgjedhje! Do kemi sofra televizive ku bëhet blla-blla-blla, por jo gazetari investigative. Do kemi opozitar të akuzuar nga SPAK, por jo qeveritar! Ne duruam 45 vite Enverin, e jo me Edvinin. Përballë këtij regjimi , ata që nuk nënshtrohen kanë dy rrugë: të jetojnë si qytetarë të dorës së dytë? Apo si emigrant në perëndim? Përgjigjen e kësaj pyetje, do ta merrni përmes mesazheve të koduara të Ambasadores Kim!

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog ilir gjini sali berisha shpallet non-grata ilir gjini sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll

Insights 6 Maj 2021, 06:39

Rruga e re kineze e Mëndafshit pëson të çara

Në Rrugën e re të Mëndafshit, si projekti prestigjoz i Kinës po shfaqen të çara. I nisur në vitin 2015, si projekti më i rëndësishëm i politikës së jasht...

Insights 3 Maj 2021, 06:23

Evropa dhe lufta për lirinë e shtypit

Sllovenia ra katër vende më poshtë në indeksin e lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij për vitin e kaluar. “Politikanë të njohur vazhdojnë të godasin ...

Insights 25 Prill 2021, 11:44

ZGJEDHJET- Tregim nga Maria Luisa Bardelli

Zëri i folësit tingëllonte në shesh, në këtë shesh të vogël të një fshati të humbur në male, si shumë fshatra të tjerë, dhe Hasinto Tumanjana po pyeste veten se...