Insights

‘Në Britani është hapur hetim për menaxhimin e krizës së pandemisë’/ Klodian Tomorri: Dy botë të ndryshme! Në Shqi

26 Maj 2021, 14:08 Nga DOSJA
‘Në Britani është hapur hetim për menaxhimin e

Dëshmia e Dominic Cummings në Parlamentin britanik është prova më e fortë se si masakra që bëri Covidi nëpër botë ishte “dhuratë” nga qeveritë. Cummings ishte këshilltari kryesor i qeverisë britanike për pandeminë. Pjesë nga dëshmia sot në Parlament:

“Në mes të shkurtit 2019, gjysma e qeverisë ishte duke bërë ski nëpër resortet dimërore. Nëersa Boris Johnson mendonte se Coronavirusi ishte një përrallë për të frikësuar njerëzit, njësoj si gripi i derrit. Kur flisje për rrezikun nga Covid në 10-th Doëning, të tallnin.”

“Ne e shtypëm butonin e alarmit shumë më vonë nga sa duhej. OBSH po ashtu hezitoi në mënyrë të pashpjegueshme të shtypte butonin e alarmit. Kur e bëri ishte shumë vonë.”

“Në komitetin shkencor shumica mendonin se imuniteti natyral i tufës ishte i pashmangshëm. Ne që kërkonim të forconim mesazhin “qëndro në shtëpi”, të cilin qeveria nuk e pëlqente aspak, ishim pakica.”

“Qeveria e kuptoi shumë vonë që po shkonte në drejtimin e gabuar. Kur e kuptuan, ndryshuan kurs. Por ishte shume vonë.”

“I kërkoj falje të gjithë qytetarëve që humbën të afërmit e tyre. Ato ishin vdekje të evitueshme. Qeveria dështoi në mënyrë të tmerrshme, kur publiku kishte më shumë se kurrë nevojë për të.”

Në Parlamentin britanik është hapur hetim mbi mënyrën se si qeveria e menaxhoi krizën e pandemisë. Vitin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar pati 1.2 vdekje për mijë shtesë nga mesatarja shumëvjecare. Në Shqipëri vitin e kaluar, pati 2 për mijë vdekje shtesë, pra dyfish.

Atje këshilltari kryesor i Kryeministrit kërkoi falje para popullit, ndërsa Parlamenti ka vënë nën hetim qeverinë. Këtu qeveria thotë që e menaxhuam pandeminë më mirë se gjithe bota. Tani krahasoni pak këtë me Rakacollin, Tominin dhe Komitetin tonë të Ekspertëve. Dy botë të ndryshme.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog klodian tomorri klodian tomorri

Sondazh

Poll

Insights 25 Maj 2021, 14:28

Zgjedhjet pa zgjidhje në Partinë Demokratike

Gara në Partinë Demokratike sapo ka nisur, ndërsa për shanset në këtë ‘’betejë’’ të pabarabartë, ka menduar kryetari aktual Basha. Për ti mbytur zërat kundër, d...

Insights 20 Maj 2021, 15:46

Non Grata Saliu, apo OPOZITA?

Në vjeshtën e vitit 1987, u ndodha si shoqërues i dhëndërit – që ishte  një shoku im i ngushtë, teksa do  kërkonte zyrtarisht dorën e vajzës që i kish rrëmbyer ...

Insights 6 Maj 2021, 06:39

Rruga e re kineze e Mëndafshit pëson të çara

Në Rrugën e re të Mëndafshit, si projekti prestigjoz i Kinës po shfaqen të çara. I nisur në vitin 2015, si projekti më i rëndësishëm i politikës së jasht...