U kap me drogë dhe peshore, arrestohet 37-vjeçari në Astir, një tjetër dhunoi gruan, arrestohen disa persona në Tiranë (D
28 Maj 2021, 10:07Nga DOSJA
TIRANË– 5 persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit në Tiranë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se në pranga ka rënë një 37-vjeçar, pasi në banesën e tij në Astirështë gjetur lëndë narkotike.
Në pranga ka përfunduar edhe Ervis Hysa, 27 vjeç, i cili ishte dënuar me me 1 vit e 4 muaj burgim me vendim të prerë nga gjykata e Apelit për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Po ashtu, u arrestua E. L., 34 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 37 vjeç, pasi në zonën e Astirit, gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, një peshore elektronike, një shumë parash si dhe dy aparate celular.
Nga specialiastët e Seksionit për Hetimin e Krimit ndaj Jetës dhe Pronës u bë ndalimi i shtetasit Ervis Hysa., 27 vjeç, sepse me vendimin e formës së prerë, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 34 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, në çantën e dorës iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë .
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. Sh., 37 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.
Më datë 27.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. O., 47 vjeç, banues në Tiranë, sepse me premtimin se do ti blinte një automjet në Gjermani, i ka marrë një shumë parash një shtetaseje dhe nuk ia ka kthyer më.
Paraprake : Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në parkimin e një pallati është djegur mjeti në pronësi të shtetasit A. Z. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja është aksidentale.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
MAMINAS- Autoritetet e zjarrëfikësve dhe policisë kanë arritur në Maminas, për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur ...
MAMINAS- Punonjësi i fabrikës që ka marrë flakë në Maminas, Besnik Bojaku ka mbetur i lënduar. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se nga Bojaku ka marrë lëndime...
DURRËS- Një fabrike tullash është përfshirë nga flakët në Durrës. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se fabrika ndodhet në fshatin Maminas. Nga fabrika që ...
TIRANË– Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka pushuar ditwn e sotme shqyrtimin e ankimit të Vetëvendosjes për qarkun Lezhë për rezultatin e zgjedhjeve t...
FIER– Mjekët e Spitalit të Fierit, kanë dalë ditën e sotme në deklaratë për mediat pas publikimit të lajmit se një pacienti ishte dhunuar nga bluzat e bardha. N...
Aktualitet28 Maj 2021, 09:03
TIRANË– Zbardhen përgjimet ambientale, ku Sokol Sanxhaktari së bashku me mikun e tij, Adriano Hajdari planifikonin sesi të fshihnin vrasjen e mikut të tyr...
Aktualitet28 Maj 2021, 08:58
TIRANE- Vate Staka, anëtari i KLP nuk e fshehu admirimin për punën e SPAK. Edhe pse në fjalën e tij, kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi se puna ka patur probleme...
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për ekspertin mjeko-ligjor Shkëlqim Korbi. Mëso...
TIRANË– I pyetur nëse ka një studim mbi efikasitetin e vaksinave në popullatë, Ilir Alimehmeti epidemiolog dhe anëtar i Akademisë së Shkencave, deklaroi në...