“Nëse më thua për gjëra që janë të pamundura…”/ Berisha tregon dy rastet: Pse i kam thënë “JO
28 Maj 2021, 05:22Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar se ka pasur marrëdhënie të vështira me ambasadorët amerikanë në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Politikon”, Berisha tha se ka pasur marrëdhënie shumë të mirë, duke përmendur edhe dy herët që u ka thënë “jo” kërkesave të tyre .
E para sipas tij, ishte gjyqi për minoritarët dhe e dyta kishte të bënte për Kosovën, për ta hequr paragrafin në Lisbonë.
“Kam pasur marrëdhënie shumë të mira me Marsi Ris, një zonjë e vërtetë. Marisa Lino u largua nga Shqipëria Bob Froik. Nuk bëj kuadrin e SHBA. Çdo njeri është përgjegjës për qëndrimet e tij. U largua pa përfunduar misionin dhe këtu u soll Robert Frouik, ish-këshilltar i tre presidentëve. As shqiptarët dhe as të huaj nuk do të gjesh kurrë që të thotë se Sali Berisha nuk më respektoi. Ky është një ligj i hekurt për mua. Nëse më thua për gjëra që janë të pamundura dhe dalin jashtë asaj që është mandati yt. Në gjithë jetën time politike kam refuzuar dy kërkesa që kanë qenë direkt nga qeveria amerikane, gjyqi për minoritarët. Edhe atë e korrigjova. Mu kërkuar të ndërpreja gjyqin por në kompetencat e mia presidenciale nuk ishte falja në periudhën e gjykimit. Nëse jam ky që jam sot, 30 vite nuk do të gjesh kurrë një njeri që të tregojë një ligj që unë shkela, nuk kam shkelë asnjë ligj. Nuk mund të shkelja Kushtetutën. Pasi u dënuan erdhi Riçard Hollbruk kërkoi, po i thashë. I thashë këtë datë mbaje shënim. Ai u kënaq shumë, ajo ishte kompetenca ime jo ndërprerja e gjyqit. E dyta përsëri kombëtare, mu kërkua në Lisbonë që të pranoja të hiqej paragrafi për Kosovën. Heqja e atij paragrafi që e kishte nxjerrë nga ombrella e Serbisë e fuste Kosovën edhe njëherë komplet në ombrellën e Serbisë. I thashë më lehtë e kam të jap dorëheqjen sesa të kthehem si tradhtar në vendin tim,“-tha Berisha.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në emisionin “Real Story’ në News24 ka folur për protestën e ’21 Janarit’ pas rihapjes së hetimeve nga Prokuroria e Tiran...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur deklaratës së ish-presidentit Bujar Nishani, se ka pasur dijeni për shpalljen...
Në një intervistë ekskluzive për Çim Peka Live, Tod Wood analist i Washington Post, ka dhënë variantin e tij pse ish-kryeministri Berisha u shpall non gr...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë për garën që po zhvillohet në Partinë Demokratike për karrigen e kryetarit të kësaj s...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast pas zgjedhjeve të vitit 2001 kur ai arriti të kapë një diplomat të huaj duke marrë çantë...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar për herë të parë se para shpalljes “non grata” nga SHBA kishte vendosur të tërhiqej nga politika.I ftuar n...