Bota

Kishte siguruar jetën për 1 mln euro! KTHESA e papritur për vrasjen makabre në Glyka Nera, dyshohet se burri i saj ka “lid

28 Maj 2021, 05:33 Nga DOSJA
Kishte siguruar jetën për 1 mln euro! KTHESA e papritur për

ATHINË– Policia greke ka njoftuar se është më pranë se kurrë “zbërthimit” të vrasjes së 20-vjeçares Caroline Crouch, disa javë më parë në banesën e saj, në Glyka Nera. Por një kthesë e papritur është hasur nga hetuesit, të cilët kanë zbuluar një informacion të ri. 

Duke zbardhur deklaratën e policisë, një pjesë e mediave ngrenë dyshime mbi lëvizjet e dyshimta të autorëve, që sipas tyre mund të jenë dhënë vetëm nga një person i njohur i familjes. Po ashtu, Carolina kishte siguruar jetën e saj për shifrën marramendëse të 1.000.000 euro, fakt që ka ngritur dyshime tek bashkëshorti i tij.

32-vjeçari Babis Anagnostopulos, ishte personi që telefonoi Policinë pak pasi grabitësit u larguan, por nuk pësoi asnjë dëm nga e gjithë ngjarja. Ndërkohë përveç bashkëshortit pilot, hetimi është përqendruar në rreth 6-8 të burgosur gjeorgjianë dhe shqiptarë, të gjithë kanë kryer në të shkuarën grabitje të dhunshme dhe janë liruar nga burgu i Kretës. Megjithatë ende nuk ka detaje për identitetet e tyre. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni caroline crouch grabitje ne greqi caroline crouch grabitje ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 27 Maj 2021, 15:46

EUROPA-Kompanitë Sanofi i Francës dhe GlaxoSmithKline i Britanisë kanë bashkuar fuqitë në krijimin e një vaksine tjetër kundër Covid-19. Mediat e huaja raportoj...