Aktualitet

E FORTË! Xhaxhai i Aleks Nikës: Na kanë ofruar lekë për të mbyllur çështjen! Vrasja s’lahet me para

27 Maj 2021, 19:51 Nga DOSJA
E FORTË! Xhaxhai i Aleks Nikës: Na kanë ofruar lekë për

TIRANË– Xhaxhai i një prej viktimave të 21 janarit Aleks Nikës, Mark Nika ka bërë një deklaratë të fortë. Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Mark Nika tha se kanë marrë propozime për të mbyllur çështjen ligjore në këmbim të parave.

Po ashtu në fjalën e tij, Nika tha se të fajshëm për ndodhinë e 21 janarit ishin ish-kryeministri Sali Berisha, Lulzim Basha, Ndrea Prendi dhe Adriatik Llalla.

Ky propozim për zgjidhjen e çështjeve me të holla na është bërë dy here nga Strasburgu, e kemi refuzuar si akt i shëmtuar për ne, vrasje nuk zgjidhet me para, i bie të shisnim gjakun e Aleksit. E kemi kërkuar që kjo të refuzohet nga avokatura shqiptare. Kam një dyshim që Strasburgu ja faturon prokurorisë së Tiranës dhe pastaj ta mbyllë, se do penalistë dhe juristë të mirë, që prokuroria si ka prandaj duam të çohet në SPAK, se na ka thënë që si plotëson kushtet, Unë akuzoj Berishën , Bashën, Prendin, prokurori i përgjithshëm që ka manipuluar hetimin, Llalla. Ndryshe kjo çështje është e destinuar të varroset sërish. Plumbi i Aleksit sipas prokurorisë së Stambollit është dëmtuar në kokë, kurse në këtë të Tiranës thonë është i shtypur, se nuk ka laboratorë. Tani këta duhet të hetojnë kush e prishi plumbin se kështu gjejnë fajtorin. Për të rifilluar hetimet SPAK do prova këto i ka prokuroria e Tiranës,”-tha xhaxhai.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 21 janari 2011 mark nika 21 janari 2011 mark nika

Sondazh

Poll