Politike

Vasili: Rama dëmshpërblen me 1.7 mln dollarë policinë që dhunoi qytetarët (Dokumenti)

22 Maj 2019, 17:37 Nga DOSJA
Vasili: Rama dëmshpërblen me 1.7 mln dollarë policinë

TIRANË– Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar në rjretin social facebook, një dokument që sipas tij vërteton një skandal të qeverisë.

Vasili shkruan se Ministrisë së Mbrojtjes i janë hequr nga buxheti 1.7 milionë dollarë me firmën e Edi Ramës për t’ja dhënë Ministrisë së Brendshmë. Sipas Vasilit, këto para do të përdoren për të dëmshpërblyer polciinë.

Statusi i Petrit Vasilit

SKANDAL I!!

(Dokumenti foto)

Ministrise se Mbrojtjes i hiqen nga buxheti 1.7 milion dollare me firmen e Edi Rames per t’ja dhene Ministrise se Brendeshme.

Nje milion e shtateqind mije dollare shperblim per policine sepse pati “meriten” e turpshme qe te hidhte gaz helmues,te rrihte dhunshem dhe arrestonte qytetaret e pafajshem dhe mbrojti me zjarr egersisht te korruptuarit e qeverise.

Ministria e Mbrojtjes per te genjyer NATO-n dhe nga qe gjoja nuk i dilnin parate per buxhetin, futi ne buxhetin e mbrojtjes edhe spitalin e traumes helikopteret e shendetesise dhe emergjencat civile,ndersa sot lejon ti marrin plot 1.7 milion dollare sevap per policine.

Parate e Fondit rezerve te qeverise,te buxhetit te koncesioneve dhe te tenderave ku vjedh qeveria nuk preken kurrsesi,kurse Ministrise se Mbrojtjes si institucion kyç i Sigurise Kombetare i zhvaten parate.

Nje skandal i tille duhet hetuar deri ne fund.

Shteti i rënë paguan mercenarizmin policor per tu mbajtur ne kembe edhe ca dite me shume.

Shiheni vete Vendimin e turpshem te qeverise dhe kuptoni kete banditizem qeveritar te padegjuar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama olta xhacka petrit vasili sander lleshaj edi rama olta xhacka petrit vasili sander lleshaj

Sondazh

Poll