Politike

Protesta e studentëve, Shahini: Trishtim për mua, u rrëmbye me dhunë nga një grusht partiak

22 Maj 2019, 14:19 Nga DOSJA
Protesta e studentëve, Shahini: Trishtim për mua, u rrëmbye me

TIRANE-Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar pas protestës që studentë të disa universiteteve zhvilluan para MASR. Shahini thotë se protesta ishte trishtim, dhe se grupi i protestuesve ishin një grup invidësh partiakë. Ministrja thotë se ata që kishin ardhur për cilësi të arsimit të lartë, përfunduan duke thyer xhama. 

Reagimi i plotë:

Ishte një trishtim për mua, por edhe një cënim i rëndë i imazhit të Studentit Protestues, që sot para Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisënjë grusht individësh partiakë e rrëmbyen me dhunë masën e vogël të studentëve duke e kthyer në sfond dhune. 
Thanë se do të vinin të kërkojnë cilësi të arsimit të lartë duke protestuar në të njëjtin vend ku protesta e dhjetorit i hapi rrugën #Paktit kuptimplotë për Universitetin. Por thjesht thyen xhamat e institucionit sipas modelit më të keq të politikës opozitare.

Lajmi i mirë është se sot Studenti Protestues nuk ishte aty, por sidoqoftë trishtimi mbetet dhe turpi u mbetet atyre që lanë nam me “protestën” e kthyer në një shfaqje të teatrit të dhunshëm opozitar.

Ndërkohë, ne do të vazhdojmë të mbajmë angazhimet e #PaktitpërUniversitetin, që sot ka sjellë në jetën universitare bibliotekën digjitale, portalin e transparencës, bursat për ekselentët e studentët në nevojë, kantieret për përmirësimin e kushteve nëpër konvikte, zhvillimin e kartës për 110 mijë studentë të universiteteve publike.

Ditën e sotme, studentë të disa fakulteteve dhe universiteteve dolën para Ministrisë së Arsimit, ku protestuan për disa orë. Nuk munguan tymyeset, dhe gurët. Ata kanë 5 kërkesa, që nga rritja e cilësisë së arsimit, financimi në Bachelor dhe Master, por edhe përgjysmimi i tarifave.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike besa shahini protesta e studenteve 22 maj 2019 besa shahini protesta e studenteve 22 maj 2019

Sondazh

Poll