Politike

“Mund të ishin ndërtuar 2 spitale si ai ‘Nënë Tereza’”, Kaba-Ramës: Kush do i paguajë 140 milionët për B

22 Maj 2019, 15:10 Nga DOSJA
“Mund të ishin ndërtuar 2 spitale si ai ‘Nënë

TIRANË- Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimit të platformës E-Learning në Mjekësi, ka reaguar edhe zyrtari i LSI-së, Dritan Kaba.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kaba pyet kryeministrin Rama se kush do t’i paguajë 140 milionë eurot ndaj biznesmenit Francessco Becchetti, shumë që sipas Kabës do të mjaftonte për ndërtimin e dy spitaleve si ai i Nënë Terezës, apo shpëtimin e jetëve të fëmijëve me leucemi, për të cilët sot shteti nuk siguron as ilaçe për mbijetesë.

Ai e akuzoi Ramën se është shkaktar i shkatërrimit të shëndetësisë me PPP-të e tij.

Sipas Kabës, humbja e shqiptarëve është shumë e madhe e kjo për shak të veprimeve të qëllimta të vetë kryeministrit Rama.

Postimi i plorë i Dritan Kabës:

EDI, KUSH DO I PAGUAJE 140 MILIONE EUROT?
Broçkulliti sot nje ore. Ka nje jave, qe si majmuni hidhet dege me dege. Sot fatkeqesine per te degjuar fjalimet bajate, plot ditirambe, per te fshehur nje tjeter korrupsion e kishin mjeket.
Mesonte profesoret e nderuar te mjekesise, mjeket plot pervoje dhe dije, si duhej te studionin. I beri me balte, i ofendoi, i vuri ne dyshim punen shume vjeçare te tyre. Dhe kush?! Ky, qe ne jete deri tek aritmetika ka shkuar, mbledhje, heqje, shumezim dhe pjestim. Injoroi dijet e profesoreve qe botojne tek revistat me prestigjoze te fushes se mjekesise. I neperkembi sakrificat e tyre. Ky nihilist i klasit te pare. Ky injorant ne kuptimin e plote te fjales.
Ky shkaterrues i shendetesise me PPP më korruptive ne glob. Ky njeri qe shet moral dhe blen kriminele. Dhe bashke me kriminelet dhe oligarket shkaterrojne themelet e demokracise duke blere votat, intimiduar dhe kercenuar qytetaret.
Foli e foli, por ende nje gje nuk e ka artikuluar kush do paguaje 140 milione eurot e humbura nga arroganca e tij. Nga fobia ndaj mediave, qe nuk i kap dot. Nga urrejtja e tij per çdo liri qytetare. Nga sherbimi i tij ne favor te mediave sherbetore te tij.
Edi Rama leri fjalet, broçkullat, mashtrimet, “mesimet”, kercenimet dhe fyerjet, por shpjegoju kush do i paguaje demet qe i solle shqiptareve. Kjo fature prej miliarda lekesh eshte vetem e para.
Vetem me kete shume mund te kishte ilaçe falas, per pensionistet e pamundur, plot 8 vjet.
Vetem me ato para mund te ndertoheshin dy spitale si ai i Nene Terezes, ne Tirane.
Vetem me keto para mund te shpetoheshin jetet e femijeve me leucemi, qe Rilindja jote as ilaçe per mbi jetese nuk i siguron dot.
Vetem me ato para do sigurohej mjekimi i te semureve me kancer,, qe enden korridoreve te spitaleve pa marre dot mjekim.
Mund te vazhdoja edhe me gjate me listen e atyre qe kane humbur shqiptaret nga veprimet e qellimta te Rames, por sot u ndala vetem ne fushen e mjekesise.
Edi Rama lere logorene, por thuaji shqiptareve kush do e paguaje demin tend prej 180 miliard lekesh!

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike beccheti fiton gjyqin dritan kaba edi rama beccheti fiton gjyqin dritan kaba edi rama

Sondazh

Poll