Aktualitet

Vdekja e Evgjeni Baxhos/ Simbole misterioze mbi viktimën, eksperti kriminalistik: Ia ka shkruar dikush, ka qenë shtrirë dhe s

27 Maj 2021, 19:02 Nga DOSJA
Vdekja e Evgjeni Baxhos/ Simbole misterioze mbi viktimën, eksperti

Teksa pritet që mjekësia ligjore të dalë në përfundimin se Evgjeni Baxho ndërrroi jetë nga tromboza, burime të Top Channel bëjnë me dije se veç shenjave të dyshimta të shkruara në trupin e saj edhe në banesë janë sekuestruar disa fletë me simbole të shkruara në ngjyrë jeshile dhe disa objekte të ngjashme.

Profesori i profilizimit kriminalist Ervin Karamuco shpjegon një më një secilin nga simbolet në trupin e vajzës.

“E para shenjat vajzës ia ka shkruar dikush tjetër dhe kur ka qenë shtrire dhe njëra prej tyre është shkruar me nxitim , pasi nuk e ka përfunduar simbolin. E dyta këto dy diagrama lënë të kuptohet që është ezoterizëm, një proces i tillë okul që e dinë vetëm ata që lënë iniciale dhe simbole të tilla i bëj apel policisë të thërrasë ekspertë për ta hetuar që njohin simbolet”, Tha Evrin Karamuco, profesor i profilizimit kriminalist.

Të dyshimtë e bën vdekjen e vajzës gjetja e simboleve kulte. “Kjo tregon qe vajza ka qenë për të disatën herë nën këtë proces kult”, tha ai.

Evgjeni Baxho jetonte e vetme me qira në lagjen “Ali Demi”. Kishte lindur në Greqi dhe studionte në Tiranë. Në afërsi të trupit asaj iu gjetën edhe disa receta mjekësore.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ervin karamuco evgjeni baxho vdekja e evgjeni baxhos ervin karamuco evgjeni baxho vdekja e evgjeni baxhos

Sondazh

Poll