Aktualitet

Plagosja e 19-vjeçarit në Tiranë/ Shpallen në kërkim dy vëllezërit Aldo dhe Klajdi Kodra

27 Maj 2021, 16:28 Nga DOSJA
Plagosja e 19-vjeçarit në Tiranë/ Shpallen në kërkim

TIRANË– Është identifikuar autori tjetër i dyshuar i plagosje së 19-vjeçarit Reginaldo Kaçorrit pasditen e sotme në Tiranë. Ai është identifikuar si Aldo Kodra, vëllai i Klajdi Kodrës, të dy të shpallur në kërkim për ngjarjen. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se të dy vëllezërit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri 19-vjeçarin.

NJOFTIMI:

Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy vëllezër, të dyshuar si autorë të plagosjes me armë zjarri të 19-vjeçarit R. K.Në vijim të informacionit të dhënë më parë për plagosjen me armë zjarri të shtetasit R. K., ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, ju informojmë se:Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera nga grupi hetimor u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe shpallja në kërkim e tyre.Dyshohet se shtetasi Aldo Kodra , në bashkëpunim me vëllanë e tij shtetasin Klajdi Kodra, gjatë një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri 19-vjeçarin R. K.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Kris arma brenda lokalit në Tiranë/ ‘Problematiku’ Klajdi Kodra qëlloi bashkë me vëllain Reginaldo Kaçorrin me plumb në bark, dy fëmijët e nënkampiones së qitjes në ARRATI, policia në ndjekje të tyre

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldo kodra klajdi kodra plagosje me arme zjarri ne tirane redi kacorri aldo kodra klajdi kodra plagosje me arme zjarri ne tirane redi kacorri

Sondazh

Poll