Aktualitet

Krimi që tronditi Greqinë, edhe shqiptarë të dyshuar/ Shefi i policisë: Jemi afër zbardhjes, kemi pikëpyetje mbi autorët

27 Maj 2021, 16:40 Nga DOSJA
Krimi që tronditi Greqinë, edhe shqiptarë të dyshuar/ Shefi

ATHINË– Policia greke është shumë pranë zbardhjes së vrasjes së 20-vjeçares, Caroline Crouch, të cilët iu mor jeta nga tre grabitës. Shefi i policisë të Atikës juglindore, George Kalliakmanis ka bërë me dije për mediat greke, se ende ka shumë pyetje që kanë shqetësuar Policinë prej kohësh. 

Përshembull, piloti 32-vjeçar u gjet i mbështjellë me tel, i cili u gjet në shtëpi, çka do të thotë se nuk kishin planifikuar konfrontim me pronarët. Sipas tij, fakti që autorët shkatërruan kamerat dhe u hoqën kartat e kujtesës, ndërsa në të njëjtën kohë lanë celularin pranë pilotit 32-vjeçar, është një pyetje që duhet të marrë përgjigje.

Ndërkohë që deri më tani është bërë me dije se hetimti është përqendruar në rreth 6-8 të burgosur gjeorgjianë dhe shqiptarë, të gjithë kanë kryer në të shkuarën grabitje të dhunshme dhe janë liruar nga burgu i Kretës. Megjithatë ende nuk ka detaje për identitetet e tyre. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet caroline crouch grabitje ne greqi caroline crouch grabitje ne greqi

Sondazh

Poll