Aktualitet

Flasin prindërit e 15-vjeçares nga Fieri: Kemi kallëzuar rrëmbimin, s’po marrim përgjigje

22 Maj 2019, 13:55 Nga DOSJA
Flasin prindërit e 15-vjeçares nga Fieri: Kemi kallëzuar

Prindërit e vajzës 15-vjeçare për të cilën u dyshua se është rrëmbyer nga një person tjetër, kanë dhënë versionin e tyre të ngjarjes.

Sipas prindërve të Jurgena Xhelilit, ka qenë Policia e Beratit ajo që i ka kontaktuar për vendndodhjen e vajzës, ndërsa deklarojnë se nuk e njohin personin i cili u ka rrëmbyer të bijën.

“Ne po krëkojmë çupën tonë. Ka ikur qysh dje në orën 09:00 nga shtëpia, na merr shefi i Policisë së Beratit, thotë vajzën mos e kërkoni, ndodhet në Policinë e Beratit, ju duhet të drejtoheni këtu. Unë sa erdha nga puna kam ardhur në Policinë e Fierit për të bërë kallëzim, edhe i kamë thënë shefit të Policisë së Fierit, i them më ka ikur çupa, ndodhet në Policinë e Beratit. Këta më thanë nuk ke punë këtu, vajzën e ke në Policinë e Beratit, atje duhet të bësh kallëzim. Kmi vajtur në Berat me taksi, jo me Policinë e Fierit, atje Policia e Beratit nuk na përfilli fare. Nuk na la të takojmë çupën. Na thanë nuk keni të drejtë, por unë i thashë dua çupën. Shefi i Policisë më tha se nuk ke të drejtë të marrësh çupën në shtëpi sot, çupa do të ikë tek burri më tha. Kemi ardhur prap sot në mëngjes e kemi bërë kallëzim. Po presim të marrim çupën. Ne s’po na bije njeri përgjigje. Nuk e dimë në ka ikur me dëshirë apo pa dëshirë. Ne nuk e njohim këtë person”, – deklaron babai i 15-vjeçares

Nga ana tjetër nëna e saj tha: “E ka ndihmuar dikush nga lagjja Mbrostar, e ka ndihmuar që vajza ka dalë nga banesa. Ai që ka marrë vajzën time është strehuar një natë më parë tek ato njerëzit, tek xhaxhai i tij, tek Fatmir Haxhiani. Vajza e tij e ka ndihmuar vajzën, ajo është 13 vjeçe. E ka ndihmuar vajzën që ka dalë, që kanë biseduar dhe e ka nxjerrë vajzën në takim, ku pastaj ai e ka marrë. Ata janë përgjegjës për vajzën time”. 

Më tej ajo hodhi akuza ndaj policisë, pasi sipas saj nuk i ka ndihmuar për të marrë vajzën.

B.B & A.S/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fier rrëmbimi i 15-vjeçares fier rrëmbimi i 15-vjeçares

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Maj 2019, 13:08

FIER- Një 15-vjeçare është zhdukur pa lënë gjurmë një ditë më parë në pranë zonës së njohur si “Ura e Mbrostarit” në Fier.Kallëzimi është bërë në polici ...