Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Francë/ vrau me thikë gruan e tij 22 vjeç

27 Maj 2021, 13:23 Nga DOSJA
Arrestohet shqiptari në Francë/ vrau me thikë gruan e tij 22

FRANCË- Një shqiptar është arrestuar në Francë ditën e sotme pasi akuzohet që vrau gruan e tij 22-vjeçare më 24 maj në Mosel të Francës.

Sipas mediave, partneri i saj, i dyshuar per vrasjen është shqiptari L.B. 23 vjeç që posedente pasaporte serbe i cili pas 24 ore në kërkim u arrestuar nga policia franceze. Motivet e vrasjes nuk dihen ende por 23-vjecari u fsheh bashkë me një grua 40 vjeccare e cila gjithashtu është akuzuar  për “shmangien e një krimineli nga arrestimi ose kërkimi” dhe u vu nën mbikëqyrjen gjyqësore.

Stéphanie Di Vincenzo, u vra me thikë dhe ishte nënë e një fëmije 3 vjeç. Më herët gjatë ditës të Mërkurë, Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin, Ministri i Drejtësisë Eric Dupond-Moretti dhe Ministrja e ngarkuar për Shtetësinë Marlène Schiappa njoftuan krijimin e një misioni inspektimi në lidhje me vrasjen.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet france stéphanie di vincenzo france stéphanie di vincenzo

Sondazh

Poll