Aktualitet

Vettingu/ KPA rrëzon vendimin e KPK-së, shkarkon gjyqtarin e Lartë, Edmond Islamaj

22 Maj 2019, 13:32 Nga DOSJA
Vettingu/ KPA rrëzon vendimin e KPK-së, shkarkon gjyqtarin e

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar sot vendimin e KPK-së, duke shkarkuar nga detyra, anëtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj.

Gjyqtari Islamaj ishte konfirmuar më herët në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por sot ky vendim është hedhur poshtë, pasi sipas Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Islamaj gjatë procesit të vettingut, ka bërë deklarim të pasaktë dhe të paplotë të pasurisë.

Ky i fundit, u konfirmua në Shkallë të Parë, por pas ankimit të vendimit nga Komisioneri Publik, Kolegji hapi shqyrtimin gjyqësor, në fund të të cilit vendosi të ndryshojë vendimin dhe të shkarkojë Islamajan.

(a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edmond islamaj kpa kpk shkarkohet gjyqtari islamaj vettingu edmond islamaj kpa kpk shkarkohet gjyqtari islamaj vettingu

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Maj 2019, 13:08

FIER- Një 15-vjeçare është zhdukur pa lënë gjurmë një ditë më parë në pranë zonës së njohur si “Ura e Mbrostarit” në Fier.Kallëzimi është bërë në polici ...