Bota

Vuçiç takohet me ambasadorin francez për diskutime në lidhje me dialogin Kosovë-Serbi: Jemi të gatshëm për kompromis

27 Maj 2021, 12:39 Nga DOSJA
Vuçiç takohet me ambasadorin francez për diskutime në

SERBIPresidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ditën e sotme është takuar me ambasadorin e Francës në Serbi, Jean-Louis Falconi, ku kanë diskutuar në lidhje me dialogun me Kosovën.

Sipas mediave, Vuçiç në fjalën e tij është shprehur se  gjithmonë ekziston një gatishmëri për të gjetur një zgjidhje kompromisi për zgjidhjen e problemeve me Kosovën dhe që ai do t’i përgjigjet ftesës nga Brukseli.

Presidenti i Serbisë theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Francën për Serbinë, si në nivelin politik dhe ekonomik, si dhe tha se është i kënaqur me vëmendjen që presidenti francez, Emmanuel Macron i kushton marrëdhënieve midis dy vendeve, thuhet në njoftimin nga zyra e presidentit serb.

Në takim, ku morën pjesë ministrat serbë Sinisha Mali dhe Nebojsha Stefanoviç, ata diskutuan për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e infrastrukturës, si dhe në fushën e mbrojtjes, përkatësisht bashkëpunimin ushtarak-teknik.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic dialogu kosove-serbi aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll