Bota

Stjuardesa i kërkon të shtrëngojë rripin e sigurimit, 28-vjeçarja e godet dhe i thyen asaj dy dhëmbë

27 Maj 2021, 12:18 Nga DOSJA
Stjuardesa i kërkon të shtrëngojë rripin e sigurimit,

SHBA– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një fluturimi në linjën ajrore Southëest Airlines në SHBA ku një pasagjere i theu dy dhëmbët e parë stjuardesës dhe e la atë më plagë në fytyrë.

Sipas mediave të huaja pasagjerja 28-vjeçare Vyvianna Quinonez e goditi stuardesën pasi ajo i kërkoi që të shtrëngonte pak më shumë rripin e sigurimit. Pas kësaj sindikata përfaqësuesve të ndihmës së fluturimit të i kërkoi kompanisë të marrë masa më të ashpra për mbrojtjen e punonjësve të saj nga ajo që e quan “një epidemi agresioni”.

“Kërkojmë ndihmën e të gjithëve për të garantuar një situatë të qetë e të këndshme nëpër fluturime”, tha për CNN kryetarja e sindikatës, Lyn Montgomery. Sipas saj, vetëm nga periudha 8 prill deri në 15 maj, ka pasur 477 incidente që përfshinin sjelljen e pahijshme të udhëtarëve, një numër ky i paprecedentë episodesh të cilat po bëhen gjithmonë e më agresive duke mbërritur një nivel të patolerueshëm.

Montgomery i kërkoi Southëest Airlines t’ia bëjë të qartë publikiut se sjellja e keqe apo e dhunshme ndëshkohet sipas ligjeve lokale e federale dhe mund të rezultojë në ndalimin e fluturimit të personit në fjalë me atë kompani.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota pasagjerja i thyen dhembet stjuardeses shba sulm ne avion vyvianna quinonez pasagjerja i thyen dhembet stjuardeses shba sulm ne avion vyvianna quinonez

Sondazh

Poll