Bota

“Në dialog shkojmë si palë”/ Deputeti i Vetëvendosjes ne Kosovë: Reciprociteti me Serbinë do të vendoset, është par

27 Maj 2021, 08:26 Nga DOSJA
“Në dialog shkojmë si palë”/ Deputeti i

KOSOVË-Deputeti i Vetëvendosjes në Kosovë Fitim Uka, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka hequr dorë nga vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë pasi ky është parim i Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se po bëhen përgatitjet më të mira që kur ai të vendoset të mos dështojë. Uka ka thënë gjithashtu se kritikat për mosmbajtje të premtimeve ndaj Qeverisë Kurti po vijnë pikërisht nga ata që e hoqën reciprocitetin, të cilin e konsiderojnë si parimin themelor të marrëdhënievë njerëzore dhe kjo ishte arsyeja që sipas tij në dialog nuk duan të shkojnë si temë diskutimi por si palë.

“Reciprociteti është politikë e Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë e kemi dëshmuar edhe në Qeverinë Kurti 1, mirëpo ka disa mësime të vlefshme që janë marrë në Qeverinë Kurti 1. Së fundmi është emëruar edhe shefi i ri i Doganës dhe na duhet të bëjmë një përgatitje të kujdesshme që ajo të mos dështojë. Pikërisht, Vetëvendosje është ajo që e ka vendosur reciprocitetin, një qeveri tjetër që është shpallë ilegale e ka larguar reciprocitetin dhe pikërisht janë të njëjtit që po kërkojnë që ne ta vendosim. Ne e vendosim atë si masë në raport me Serbinë, sepse konsiderojmë se është një prej parimeve themeltare të marrëdhënieve ndërnjerëzore. Kjo është edhe arsyeja pse ne në dialog nuk pranojmë të shkojmë si temë diskutimi, por si palë. Edhe në këtë sferë do të kërkojmë reciprocitet të plotë. Reciprociteti do të vendoset veçse na duhet të bëjmë planifikim të kujdesshëm”, ka deklaruar Uka.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi fitim uka vetevendosja ne kosove albin kurti dialogu kosove-serbi fitim uka vetevendosja ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 26 Maj 2021, 20:32

COVID-19: Rusia fillon vaksinimin e kafshëve

MOSKË– Rusia ka filluar vaksinimin e kafshëve kundër koronavirusit! Në mars, Rusia njoftoi se kishte regjistruar atë që tha se ishte vaksina e parë n...