Bota

Sulm me armë zjarri në një parking në Kaliforni, vriten 8 persona e plagosen disa të tjerë, vdes dhe autori

27 Maj 2021, 06:21 Nga DOSJA
Sulm me armë zjarri në një parking në Kaliforni, vriten 8

SHBA– Tetë persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur  të mërkurën në mëngjes, si pasojë e një sulmi me armë zjarri. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një kompleks për parkimin e tramvajeve në San Hoze të Kalifornisë.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një njeri i armatosur, punonjës i kompleksit, hapi zjarr në orën shtatë të mëngjesit, në një pjesë të objektit ku punëtorët bëjnë mirëmbajtjen e mjeteve dhe jo në qendrën e operacioneve dhe të kontrollit. Si pasojë e të shtënave mbetën të vdekur tetë persna, ndërsa të tjerë u plagosën.

Sipas policisë, i vdekur ka mbetur edhe vetë autori i sulmit, por autoritetet nuk kanë dhënën detaje në lidhje me mënyrën se si ai humbi jetën.

San Hozeja, një qytet me rreth 1 milion banorë, ndodhet në zemër të Luginës së Silikonit (Silicon Valley), një qendër globale e novacionit teknologjik dhe aty kanë selinë disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në SHBA. Ndërtesa ku ndodhi ngjarja nuk ishte e hapur për publikun, prandaj personi që kreu sulmin do të ketë patur nevojë për ndihmë nga brenda për të hyrë. Parkimi është një kompleks ndërtesash industriale, pranë shinave hekurudhore.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 8 te vrare ne kaliforni kaliforni sulm me arme zjarri ne kaliforni 8 te vrare ne kaliforni kaliforni sulm me arme zjarri ne kaliforni

Sondazh

Poll

Bota 26 Maj 2021, 20:32

COVID-19: Rusia fillon vaksinimin e kafshëve

MOSKË– Rusia ka filluar vaksinimin e kafshëve kundër koronavirusit! Në mars, Rusia njoftoi se kishte regjistruar atë që tha se ishte vaksina e parë n...