Bota

COVID-19: Rusia fillon vaksinimin e kafshëve

26 Maj 2021, 20:32 Nga DOSJA
COVID-19: Rusia fillon vaksinimin e kafshëve

MOSKË– Rusia ka filluar vaksinimin e kafshëve kundër koronavirusit! Në mars, Rusia njoftoi se kishte regjistruar atë që tha se ishte vaksina e parë në botë për kafshët.

Disa rajone tani kanë filluar vaksinimet në klinikat veterinare, ndërkohë që për dozat është shfaqur interes edhe nga vendet e BE, Argjentina, Koreja e Jugut dhe Japonia.

Ndërkohë shkencëtarët thonë se aktualisht nuk ka prova që kafshët luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e sëmundjes tek njerëzit, infeksionet janë konfirmuar në specie të ndryshme në të gjithë botën.

Periudha e imunitetit pas një goditjeje Carnivak-Cov vlerësohet gjashtë muaj, por një  tjetër vaksinë po zhvillohet nga kompania veterinare farmaceutike Zoetis.

Vende të shumta kanë raportuar infektime tek kafshët. Përhapja më e madhe ndodhi në Danimarkë tek lundërzat. Po ashtu ekzistojnë gjithashtu disa prova që virusi ka kaluar nga njerëzit tek kafshët në një formë të mutuar.

Marrë nga BBC

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rusia rusia nis vaksinimin e kafsheve rusia rusia nis vaksinimin e kafsheve

Sondazh

Poll

Bota 26 Maj 2021, 18:23

Amazon blen “MGM” për 8.45 miliardë dollarë

SHBA- Amazon është duke investuar në rritjen e pozicionit të saj në botën e argëtimit. CNN raporton se kompania ka blerë MGM, shtëpinë e James Bond dhe një nga ...