Bota

Ndahet në dysh anija në Nigeri/ Rreth 150 persona rezultojnë të zhdukur, shkak është bërë mbingarkesa e anijes

27 Maj 2021, 06:40 Nga DOSJA
Ndahet në dysh anija në Nigeri/ Rreth 150 persona rezultojnë

NIGERI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nigeri ku si pasojë e përmbytjes së një anijeje më shumë se 150 persona rezultojnë të zhdukur dhe ekziston mundësia të kenë humbur jetën.

Sipas The Guardian, 20 persona jane shpëtuar të gjallë dhe deri më tani janë konfirmuar 4 të vdekur pasi trageti ishte i mbingarkuar dhe po transportonte pasagjerë, ndërkohë që anija u ça në mes për shkak të mbingarkesës në lumin Niger. Kapaciteti i anijes ishte shumë më i vogël sesa realisht po mbante peshë mbi të.

Anija po udhëtonte midis shtetit qendror Niger dhe Ëara në shtetin veri-perëndimor Kebbi kur u shemb, u tha gazetarëve menaxheri lokal i Autoritetit Kombëtar të Ujërave Ujore Yusuf Birma.

“Kapaciteti i anijes nuk ishte në madhësinë e 180 udhëtarëve që mbante”, tha menaxheri lokal i Autoritetit Kombëtar të Ujërave Ujore.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nigeri permbyset anija ne nigeri nigeri permbyset anija ne nigeri

Sondazh

Poll

Bota 26 Maj 2021, 20:32

COVID-19: Rusia fillon vaksinimin e kafshëve

MOSKË– Rusia ka filluar vaksinimin e kafshëve kundër koronavirusit! Në mars, Rusia njoftoi se kishte regjistruar atë që tha se ishte vaksina e parë n...